Australi: Sulm i rëndë kibernetik - Business Magazine Albania

Australi: Sulm i rëndë kibernetik

Firma australiane e teknologjisë Latitude Group Holdings bëri të ditur se kishte nxjerrë platformat e saj jashtë shërbimi pasi sulmi kibernetik i zbuluar javën e kaluar mbeti aktiv, duke shtuar se Policia Federale po hetonte incidentin.

Latitude, e cila ofron shërbime të financimit të konsumatorit për shitësit me pakicë Harvey Norman dhe JB Hi-Fi, tha se sulmi dukej “i mirë-organizuar” dhe se do të rifillonte shërbimet “gradualisht gjatë ditëve në vijim”.

Javën e kaluar, firma tha se të dhënat personale, kryesisht kopjet e patentës së shoferit, të rreth 330,000 klientëve dhe aplikantëve ishin vjedhur, raporton Reuters.

Disa firma australiane kanë raportuar sulme kibernetike gjatë muajve të fundit dhe ekspertët thonë se kjo po ndodhë për shkak të një industrie të sigurisë kibernetike të pamjaftueshme në vend.

Latitude tha se Policia Federale Australiane dhe Qendra Australiane e Sigurisë Kibernetike po hetonin sulmin.

Aksionet e Latitude nuk janë tregtuar që nga 15 marsi, një ditë para se kompania të zbulonte për herë të parë sulmin kibernetik

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0