Bordi pritet të rrisë sërish çmimin e naftës sot, megjithëse do aktivizohet ulja e akcizës - Business Magazine Albania

Bordi pritet të rrisë sërish çmimin e naftës sot, megjithëse do aktivizohet ulja e akcizës

Bie sërish çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare

Çmimi i Platts Gasoil CIF (USD/TON), një çmim reference ndërkombëtar për naftën (diesel/gasoil) që përdoret në tregtinë globale, arriti në 1617 dollarë për ton ditën e djeshme dhe do të reflektohet sot në Dogana në vend, sipas burimeve nga dogana. Në bazë të këtij çmimi taksohet nafta dhe vlera vetëm e taksave në doganë arrin 105 litër. Në bazë të këtij çmimi bëhet dhe zhdoganimi i naftës nga operatorët vendas, sipas shpjegimeve të tyre, pavarësisht se kur është blerë.

Vetëm në një ditë, çmimi është rritur me rreth 195 dollarë, pasi në datën 2 mars Platts ishte 1420 dollarë (shiko grafikun).Rritja e fundit  erdhi pas pasigurive të luftës dhe deklaratave kontradiktore të presidentit amerikan Trump. Duke qenë se është fundjavë dhe pashkë, ky çmim pritet të jetë për të paktën katër ditë.

Sipas të dhënave të deritanishme të ecurisë së Platts dhe çmimit të naftës në vend, të analizuara nga Monitor, çdo 100 dollarë rritje në bursa përkthehet në rreth 6-8 lekë në vend. Psh, nga data 27 shkurt, kur Platts ishte 763 dollarë, ai arriti në 1435 dollarë 27 mars, ose 672 dollarë më shumë. Për të njëjtën periudhë, nafta në vend u rrit nga rreth 170-173 lekë mesatarisht në 218 lekë, ose 45-48 lekë më shumë.

Lexo edhe: Lufta është më shumë sesa thjesht… kriza e naftës!

Bordi ka njoftuar operatorët se do të mblidhet ditën e sotme.

Aktualisht nafta tregtohet me 218 lekë dhe pritet që të shkojë përtej kufirit të 220 lekëve, që automatikisht aktivizon uljen me 20% të akcizës së naftës, sipas vendimit të qeverisë.

Akciza sot pa TVSh është 39.4 lekë dhe efekti i kësaj uljeje pritet të jetë vetëm rreth 8 lekë pa TVSH dhe 9.5 lekë, përfshirë TVSH-në, duke mos arritur të amortizojë as rritjen e ditës së fundit të naftës në Bursa.

Operatorët kanë pohuar më herët se vetëm ulja e barrës fiskale mund të amortizojë rritjen e çmimit të naftës.

Në Shqipëri, elementi që shton më shumë barrën fiskale është taksa e qarkullimit prej 27 lekë për litër. Akciza është fikse, 39.4 lekë për litër dhe 3 lekë është taksa e karbonit. Mbi këto llogaritet TVSH-ja, që është 20% mbi çmimin final (përfshirë taksat e tjera), ndryshe nga rajoni që TVSH nuk e ngarkon mbi taksat e tjera.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0