Business Mag Nr. #22 – Dhjetor 2019

500.00L

Përshkrim

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do ta njihni.

A e dini se dikush mund të lërë Kanadanë, për të punuar e jetuar në Tiranë? Ajo quhet Ashman Abdulov. Sot është menaxhere e burimeve njerëzore te kompania e zhvillimit software, CardoAI. Ashman është një “ambasadore” e shqiptarëve dhe e optimizmit.

Ky vit ka qënë i rëndësishëm në veçanti për kompanitë e zhvillimit Software. Shumë prej tyre janë zhvilluar dhe po ecin aq mirë, sa kanë tërhequr vëmendjen e investitorëve të huaj. Ne ju sjellim 3 prej kompanive shqiptare, të cilat u ndërkombëtarizuan në 2019, pas interesit të investitorëve të huaj.

Shumë informacione, histori dhe personazhe vijnë në këtë numër, ndërsa ju sugjerojmë të lexoni këshillat për librat e biznesit dhe zhvillimit personal, të cilët ashtu si kjo Revistë nuk duhet të mungojnë në bibliotekën tuaj.

Për ta pasur në pajisjet tuaja teknologjike dhe për ta shfletuar online kur të dëshironi dhe keni kohë, Shkarkoni Këtu Numrin 22 të Revistës.

Dhe mos harroni që një kopje të printuar mund ta Porosisni Online ne do jua sjellim në zyrën apo shtëpine tuaj!

Lexim të këndshëm dhe Gëzuar nga stafi i Businessmag.