Business Mag Nr. #21 – Korrik 2019

L500.00

Përshkrim

Arsim apo Edukim – Business Mag nr. 21 

Në fund të vitit të kaluar, studentët nisën protestat për të kërkuar kosto më të ulëta studimi, përfaqësim më të mirë në vendimmarrje e një standard më të lartë në arsim. Më pak fjalë më shumë dinjitet.
Si kundërpërgjigje, një paketë masash e hartuar nga qeveria pati efekt vetëm punësimin e disa studentëve ekselentë në adminis- tratë, një vetëvrasje për karrierë siç u cilësua nga disa profesorë.

E ndërsa administrata përthithi studentët “rebelë”, me gjasa sipërmarrësit më të mirë të mundshëm, të gjitha pikëpyetjet të çojnë tek cilësia e arsimit, sfidat, ku jemi ne dhe ku po shkojnë ndërkohë edhe shumë tregje të tjera të zhvilluara.
Businessmag ka zhvilluar anketa, intervista dhe ka ndjekur takime rreth kësaj çështje, për të sjellë një panoramë të arsimit sot në Shqipëri.

Sipas studentëve, metodat e mësimdhënies vijojnë të jenë ende të vjetra. Mungojnë laboratorët dhe cilësia e arsimit dhe kurrikulave lë për të dëshiruar. Por, nuk mungojnë profesorët që frymëzojnë dhe janë burim energjie për mijëra studentë.
Një prej sfidave më të mëdha, që universitetet dhe shkollat ende nuk e kanë identifikuar (çka na pengon të flasim për përpjekjet në trajtimin e saj) është teknologjia. Sot bota e teknologjisë po ecën me ritme aq të shpejta sa të gjitha vendet e zhvilluara po vënë theksin tek roli i ri njeriut, detyrat e pazëvendësueshme dhe detyrat e reja të tij. Aftësia e gjykimit, filozofia, socializimi, të gjitha aftësitë e buta, janë bërë domosdoshmëri për njeriun.

Po sa hapësirë u japin kurrikulat tona këtyre aftësive?!

Vlerësime & Komente

Ende pa komente.

Jini i pari që shqyrton “Business Mag Nr. #21 – Korrik 2019”

Your email address will not be published.