Shtator 2015 – Pas pushimeve, një Start i ri. A jeni gati për biznes?

S’ka stok

Përshkrim

Duket se çdo vit ne muajt e verës punët ‘ngecin‘ dhe duhet të presim të vijë shtatori për të rifilluar dhe per tu kapur ritmi! Ndaj e shohim Shtatorin si muajin e duhur për “Restart”dhe një edicion me materiale të shkëlqyera per biznesin.

E konsiderojmë veten me fat, që këtë periudhë jemi njohur personalisht si edhe virtualisht, me personazhe të jashtëzakonshëm të botes së sipërmarrjes, menaxhimit dhe biznesit.

Kemi nderin që t’ju njohim me disa prej tyre që janë në hapat e pare, siç eshte Edona Daçi, themeluesja e një startup-i shumë interesant që po kërkon të bëjë hapat e parë drejt suksesit.

Një tjetër ekip i ri ka folur për Business Magazine Albania, për revolucionin që po bëjnë me Platformën Dentem, duke kapërcyer kufijtë e Shqipërise dhe konkurruar me sukses në aktivitete Globale.

Duke kthyer sytë nga Sipërmarrësit e Suksesshëm Shqiptarë në botë, do të njohim kalvarin e vështirë të një vajze nga Kosova që u largua nga lufta dhe arriti të bëhet CEO-s së Skënderbeg Alternative Investments në Zyrih. Miranda Ademaj është shqiptarja nga Kosova që themeloi në kompaninë e saj në moshën 29 vjeçare dhe e menaxhon atë që asokohe duke thyer shumë tabu dhe mentalitete.

Mesazhe të forta do të vijnë edhe nga një tjetër grua në pozicion ekzekutiv, e cila çdo dite me punën e saj sfidon vrazhdësinë e botës ku jetojmë, duke u fokusuar tek zhvillimi i fëmijëve dhe të rinjve në nevojë. Quhet Bardha Qokaj, menaxhere e komunikimit tek Ëorld Vizion në një rrëfim të ndjerë mbi punën e saj shume vjeçare pranë kësaj organizate.

Nisur nga ndjeshmëria në të bërit biznes dhe në të dhënit diçka mbrapsht për shoqërinë, në këtë numer kemi nje Speciale disi të veçantë. Filantropia; Çfarë është, kur ka lindur, si është zhvilluar dhe ndikimet që ka sjellë në shoqëri. Shumë fakte interesante që nuk i dinim dhe një profil Filantropi Shqiptar do të prezantohen për herë të parë në këtë rubrikë.

Nga Filantropia tek Biznesi Social; I ftuar për të folur për revistën këtë numër ështe Emil Lamprecht, kreu i Programit Përshpejtues të organizuar nga Yunus Social Business. Si ekspert i Google, i angazhuar në shumë projekte globale, ai flet për misionin e tij të ri në Shqipëri dhe Ballkan në ndihmë të sippërmrrjeve të reja.

Nuk do të mungojnë këshillat nga njerëz që e kanë prekur suksesin si edhe artikuj motivues që do iu hapin dritare të reja mendimi.

Surpriza e kërij numri fshihet tek Personazhi që do të trajtojmë në një intervistë ekskluzive për Business Magazine Albania. Mjafton të themi se është ndër ato drejtues të bizneseve që më shpesh flasin me punë se sa me fjalë. Për ta zbuluar shfletoni faqet në vijim.

Ju ftojmë ta lexoni këtë numër dhe të mos e mbani veç për vete! Dija duhet shpërndarë!