Business Mag Nr. #19 – Dhjetor 2018

L500.00

Përshkrim

Pranë kopështit Botanik, pa hyrë tek nënkalimi, rrezet e diellit “të përqafojnë” pothuajse çdo mëngjes. Në një vend me shumë diell si ky i yni, kudo të jeni, vështirë të mos ketë momente gjatë ditës kur të mund të kapni rrezet e tij.

Për sipërmarrësit, energjia pozitive është si bateria e telefonit a e kompjuterit, është domosdoshmëri. E nëse i jeni futur kësaj rruge, sigurisht që po bëni çdo përpjekje për më shumë dritë. Si sipërmarrës, njëkohësisht përballeni me sfida, emocione, dështime, suksese, pikëpyetje, shpresa e besim.

Të vendosur të bëni maksimunin për të siguruar sukses në karrierën si profesionist, apo në nismën tuaj private, keni nevojë që edhe rrethi në të cilin ndodheni të jetë duke bërë të njëjtën gjë. Punonjësit, detyrat e tyre, të afërmit, mbështetjen e nevojshme që ju duhet, e institucionet të jenë duke shpenzuar në mënyrë sa më eficiente taksat e paguara nga ne.

Mbi të gjitha, çdo sipërmarrës ka nevojë të mos ia zërë rrezen e diellit një kalimtar i rastësishëm, një mik që vjen dhe ju takon në zyrë dhe shpalos gjithë hallet e pazgjidhshme në këtë vendin me korrupsion të lartë, me shumë koncesione të dhëna kompanive guacka, me protesta të cilave qeveria nuk ua vë veshin….

Shkarkoje Nr. #19 të BusinessMag në linkun:

BUSINESS MAGAZINE ALBANIA #19 – DHJETOR 2018

Ose Po! Protesta e fundit e studentëve na tregoi se nëse je i drejtë, i qartë dhe i vendosur në atë që kërkon Ti Fiton. Mbledhja e fundit e qeverisë mori disa vendime në favor të studentëve. Ky është një leksion për ju dhe një bindje e mëtejshme se këmbëngulja ju sjell rezultat.

Shkarkoje Nr. #19 të BusinessMag në linkun:

BUSINESS MAGAZINE ALBANIA #19 – DHJETOR 2018

Lëvizja e studentëve në fakt, frymëzoi edhe individin, rriti shpresën, ndaj ne urojmë që krahas jush, vitin e ardhshëm të mund ta shohin sa më shumë njerëz rreth jush atë rreze dielli që për ju është bërë udhërrëfyes. Urojmë që, klienti, bashkëpunëtori, punonjësi, miqtë dhe familjarët të kenë më shumë BESIM tek Ju, por mbi të gjitha tek Vetja, se e nesërmja do të jetë më e mirë me më shumë punë dhe respekt për njëri-tjetrin.

Vlerësime & Komente

Ende pa komente.

Jini i pari që shqyrton “Business Mag Nr. #19 – Dhjetor 2018”

Your email address will not be published.