Numri 7 – Nëntor 2015 Speciale E-commerce

S’ka stok

Përshkrim

Jemi në numrin e 7-të të revistës tonë online, dedikuar Biznesit & Sipërmarrjes së lirë. Kemi zgjedhur të trajtojmë si Speciale në këtë numër, Tregtinë Online ose ndryshe të njohur me termin E-Commerce.

Ideja nisi pas pjesëmarrjes në një nga eventet e organizuar nga komuniteti Garazh, ku 3 prej liderëve të Tregtisë Online, prezantuan platformat e tyre për një publik të rinjsh masivisht të interesuar.

Ishte ky interes i tyre, i cili na nxiti dëshirën për të kërkuar më thellë, mbi Tregun Online në Shqipëri për të marrë përgjgje për pyetje dhe për të trajtuar çështje, mbi të cilat të gjithë mund të kenë kureshtje.

Shfletoni Revistën, për të kuptuar si lindi Tregtia Online në botë, kush janë Top 10 shitësit më të fuqishëm, Si funksionon proçesi i shit-blerjes nëpërmjet internetit apo kush janë format më të sigurta të pagesave.