Përshkrim
Këtë vit ne pritëm pranverën për të publikuar edicionin e parë për vitin 2016 të Business Magazine Albania. Ishin të shumta arsyet që ndikuan për këtë vendim, por jemi të sigurtë që kemi përmbledhur në revistë, ajkën e materialeve mbi Sipërmarrjen dhe Biznesin në shqip.
Besoni ose jo, komuniteti i sipërmarrjes në Shqipëri dhe në trevat mbarëshqiptare po zhvillohet vrrullshëm. Pa u ndikuar nga faktorët e mjedisit të jashtëm, si politika e paqëndrueshme apo ekonomia me rritje qesharake, sipërmarrësit arrijnë të ruajnë optimizmin dhe të vazhdojnë të këmbëngulin.
Vlerësime & Komente
Ende pa komente.