Maj 2016

S’ka stok

Përshkrim

Kjo periudhë nga muaji Mars e deri në Maj ka qenë e mbushur plot me aktivitete, konkurse, takime dhe konferenca të lidhura me sipërmarrjen, teknologjinë, edukimin, inovacionin dhe dijen. Duket se këto janë fjalët kyçe të momentit në botën e sotme.

Shqipëria është tashmë e futur në hartën e eventeve të njohura globalisht, kjo edhe falë njerëzve të rinj të cilët me iniciativat e tyre, po përpiqen të nxisin zhvillim dhe inovacion, edhe pse në kohë të vështira për ekonominë. Megjithatë, inovacioni lind e formësohet aty ku ka probleme dhe nevoja të papërmbushura.

Dhe vendi ynë, fatmirësisht apo fatkeqësisht përmban pafundësisht nevoja në pritje të zgjidhjeve.

Ofrimi i zgjidhjeve me impakt, nuk mund të bëhet në mënyrë të veçuar nga kompani, individë krijues apo institucione të ndryshme. Nevojitet të krjijohet mjedisi i shëndetshëm, ku të gjithë aktorët ndikues të bëjnë bashkë një komunitet, ku secili jep kontributin e tij nëpërmjet punës që kryen apo shërbimit që ofron. Vetëm kështu do të krijohet një zinxhir veprues që mund të prodhojë rezultate, të cilat të mund t’i shohim dhe t’u referohemi në të ardhmen!

Ne, tek Business Magazine Albania, besojmë se misioni ynë për të mbështetur sipërmarrjen e re dhe inovative përmbushet duke realizuar përmbajtje frymëzuese dhe edukative si dhe duke e shpërndarë këtë përmbajtje tek sa më shumë individë.

Vlerësime & Komente

Ende pa komente.

Jini i pari që shqyrton “Maj 2016”

Your email address will not be published.