Pavarësisht se letërsia nuk ka funksion praktik në jetën e njeriut, ajo vlerësohet si ndërgjegjja më e emancipuar e njerëzimit, ndaj të shkruarit me përgjegjësi të lartë artistike apo etike dhe intelektuale, mbetet një kërkesë e përhershme e shoqërisë. Në vorbullën e të shkruarit dhe të lexuarit dallohen lexuesi i specializuar dhe ai i kënaqësisë. Ky i dyti është më i popullarizuari. Është lexuesi që zgjedh të lexojë një vepër për të marrë kënaqësi estetike, për të marrë informacione dhe dije. E nëse do të flisnim për përfitimet e të lexuarit mund të rendisnim konkretisht disa: mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimerit, është një faktor antistres, mund t’ju ndihmojë për t’u fokusuar më mirë, është faktor ndihmës i jetëgjatësisë.
Nëse do të flisnim për letërsinë shqipe, për shkak të kushteve historike të vështira, ajo ka lindur përgjithësisht me vonesë. Në fillimet e letërsisë shqiptare janë veprat e Marin Barletit (“Historia e Skënderbeut”, 1508) dhe të humanistëve të tjerë, të botuara në latinisht. Libri i parë shqip është “Meshari” (1555) i Gjon Buzukut. Në periudhat e mëvonshme, ajo pati zhvillim të ndryshëm përgjatë Rilindjes, pas Pavarësisë, gjatë e pas diktaturës. Me rënien e diktaturës u botuan veprat e ndaluara dhe të dënuara gjatë sundimit komunist të shkrimtarëve të ndryshëm, si Petro Marko, Kasëm Trebeshina, Pjetër Arbnori e shumë të tjerë. Gjatë rrugës komplekse të letërsisë shqipe vlen të përmendet zhvillimi i saj brenda kufirit të shtetit shqiptar dhe jashtë tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto