A është gati Shqipëria për standardet europiane të ushqimit? - Business Magazine Albania

A është gati Shqipëria për standardet europiane të ushqimit?

A është gati Shqipëria për standardet europiane të ushqimit?
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Qeveria shqiptare ka vënë në qendër të agjendës sigurinë ushqimore, duke e cilësuar atë si një nga sfidat më të rëndësishme në procesin e integrimit evropian. Gjatë një takimi me operatorët e biznesit ushqimor, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të synojë zbatimin e standardeve të Bashkimit Europian në të gjithë zinxhirin ushqimor.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili theksoi rëndësinë e ngritjes së laboratorëve modernë dhe të saktë, që do të garantojnë kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore dhe rritjen e besimit të konsumatorit.

Sipas drejtuesve institucionalë, Shqipëria po punon për ngritjen e një sistemi të plotë gjurmueshmërie dhe kontrolli, që nga prodhuesi deri te konsumatori, duke përfshirë standardizimin e thertoreve, sektorin e qumështit dhe forcimin e infrastrukturës laboratorike.

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, theksoi se procesi i harmonizimit me BE-në nënkupton që konsumatori shqiptar të ketë të njëjtin nivel sigurie si ai europian, si për produktet vendase ashtu edhe për ato të eksportit. Ajo njoftoi gjithashtu nisjen e skanimit të mbi 900 subjekteve ushqimore.

Lexo edhe: Transporti 2030, një strategji mes mundësisë dhe riskut të zbatimit

Nga ana e tij, Kryeministri Rama deklaroi se siguria ushqimore mbetet një “sfidë vendimtare” për integrimin në BE, duke paralajmëruar kontrolle të plota mbi bizneset që nuk përmbushin standardet. Ai theksoi se procesi nuk synon penalizimin, por rritjen e cilësisë dhe formalizimin e tregut ushqimor.

Rama nënvizoi gjithashtu se Shqipëria do të mbështetet në bashkëpunimin me institucionet europiane për të forcuar kapacitetet vendase dhe për të përshpejtuar përafrimin me standardet e BE-së në sektorin e ushqimit.

Sipas qeverisë dhe përfaqësuesve të BE-së, siguria ushqimore po kthehet në një element kyç jo vetëm për shëndetin publik, por edhe për rritjen e mundësive të eksportit dhe investimeve në sektorin agroushqimor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0