A do të paguanit për Instagram dhe Facebook pa reklama? - Business Magazine Albania

A do të paguanit për Instagram dhe Facebook pa reklama?

Meta Platforms po synon të prezantojë shërbime abonimi pa reklama për përdoruesit e Instagram dhe Facebook në Evropë.

Disa plane u diskutuan për sa i përket çmimeve, por plani prej 10 eurosh në muaj është më i mundshmi, tha njëri prej burimeve, derisa sipas burimit tjetër, veçoria do të lansohet në muajt e ardhshëm.
LEXO: Kur mund ta nisësh këtë angazhim? Ja si ti përgjigjeni kësaj pyetje

Propozimi është një përpjekje nga Meta për të respektuar rregulloret e Bashkimit Evropian që frenon Meta-n për të personalizuar reklamat për përdoruesit pa pëlqimin e tyre dhe të dëmtojnë burimin kryesor të të ardhurave.

Ofrimi i një zgjedhjeje midis një plani falas por me reklama dhe një abonimi pa pagesë, mund të bëjë që përdoruesit të zgjedhin të parin,  duke ndihmuar Meta-n të respektojë rregulloret pa ndikuar në biznesin e saj të reklamave

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0