Një startup i ri, i quajtur Noscroll, po propozon një ide interesante: të lexojë internetin për ty dhe të të njoftojë vetëm për gjërat që kanë vërtet rëndësi.
Koncepti është i thjeshtë në pamje të parë. Në vend që të humbasësh orë të tëra duke bërë scroll në rrjete sociale apo faqe lajmesh, Noscroll përdor një bot me inteligjencë artificiale që monitoron përmbajtjen online dhe të dërgon përmbledhje me mesazh kur ndodh diçka e rëndësishme.
Aplikacioni është krijuar nga Nadav Hollander, ish-CTO i OpenSea, i cili e ndërtoi këtë mjet pasi kishte një marrëdhënie “dashuri-urrejtje” me rrjetin social X. Ai e përshkruan eksperiencën si shumë informuese, por edhe toksike dhe lodhëse, njësoj si “fast food për trurin”.
Lexo edhe: Leadership Forum 2026: Kur Inteligjenca Artificiale kërkon lidership njerëzor!
Përdorimi është i thjeshtë. Ti lidhe llogarinë tënde dhe i tregon bot-it se për çfarë temash të intereson të informohesh. AI më pas analizon burime të ndryshme si rrjete sociale, faqe lajmesh, blogje, Reddit, Hacker News, newsletter-e apo edhe studime shkencore.
Në vend të një feed-i të pafund, ti merr përmbledhje të personalizuara me linke dhe shpjegime të shkurtra. Nëse do më shumë detaje, mund të hapësh artikujt e plotë ose të bisedosh direkt me AI për temat që të interesojnë.
Një nga elementët më të dobishëm është fakti që sistemi mëson me kalimin e kohës preferencat e tua dhe përmirëson përzgjedhjen e informacionit. Ai gjithashtu të njofton menjëherë nëse ndodh një lajm i rëndësishëm.
Shërbimi kushton rreth 9.99 dollarë në muaj, por ofron një periudhë prove falas dhe një version fillestar për të testuar përmbledhjet.
Edhe pse fillimisht duket ideal për profesionistët e teknologjisë që duan të qëndrojnë të përditësuar, përdorimi i tij është shumë më i gjerë. Njerëzit po e përdorin për të ndjekur çdo gjë, nga lajmet lokale deri te industria e anime-ve apo hapjet e restoranteve në qytete specifike.
Në thelb, Noscroll synon të zgjidhë një problem të madh të kohës sonë: mbingarkesën me informacion. Në vend që të konsumosh gjithçka, AI zgjedh për ty vetëm atë që ka vlerë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto