Shqipëria zgjeron Paketën e Maleve dhe rrit mbështetjen për sportistët elitarë - Business Magazine Albania

Shqipëria zgjeron Paketën e Maleve dhe rrit mbështetjen për sportistët elitarë

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Qeveria ka njoftuar një sërë vendimesh të reja që prekin zhvillimin vendor, reformën territoriale, sportin dhe turizmin, gjatë një deklarate për mediat të mbajtur ditën e sotme nga ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo dhe ministri i Kulturës Blendi Gonxhja.

Sipas ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo, katër bashki të tjera në vend kanë miratuar zonat prioritare në kuadër të “Paketës së Maleve”, duke e çuar në 40 numrin total të bashkive që janë bërë pjesë e kësaj nisme. Ai theksoi se interesi për programin po rritet si nga aplikantët brenda vendit, ashtu edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë, por kanë lidhje me zonat rurale.

Demo shtoi se procesi i miratimeve në këshillat bashkiakë do të vijojë, ndërsa pritet që një pjesë e mirë e bashkive të përfundojnë procedurat në periudhën në vijim.

Në lidhje me reformën territoriale, ministri u shpreh se diskutimi duhet të jetë më i gjerë se numri i bashkive dhe të fokusohet te funksionimi i tyre. Sipas tij, është e rëndësishme që bashkitë të fuqizohen dhe të ofrojnë shërbime më cilësore për qytetarët. Ai bëri të ditur se deri në fund të muajit maj do të përmbyllet një tur konsultimesh me aktorë të ndryshëm për këtë proces.

Lexo edhe: Shqipëria në epokën Gigabit, ligji që synon t’i japë fund kaosit kabllor

Nga ana e tij, ministri i Kulturës Blendi Gonxhja njoftoi rritje të mbështetjes për sportistët profesionistë, duke deklaruar se pagesa ditore për ta do të rritet në 5 mijë lekë. Ai tha se skema e re synon një shpërndarje më të drejtë të mbështetjes dhe rritjen e performancës së sportistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

“Do të rrisim mbështetjen për sportistët profesionistë. Mbështetja në ditë do të shkojë në 5 mijë lekë. Garantojmë një skemë më të drejtë, për të pasur një promovim të iomazhit të Shqipërisë dhe për të promovuar gjithmonë e më shumë sportistë, që të luftojnë për rezultate sa më të larta. Kemi dyfishim të shpërblimeve për lojërat olimpike dhe kampionatet botërore. Ka përmirësim të ndjeshëm në ndihmë, në paketën e mbështetjes, që e kemi përcaktuar bashkë me Ministrinë e Financave.”, tha Gonxhja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0