Më 24 prill, ora 20:15, në YouTube publikohet episodi i ri i Think Big Podcast, një bisedë që prek një nga temat më të rëndësishme të kohës sonë: bankingu digjital dhe siguria kibernetike.
Në këtë episod, është i ftuar Ornaldo Naqellari, Chief Information Security Officer në JetBank, dhe Tomi Kallanxhi, ekspert i teknologjisë dhe digjitalizimit. Një kombinim mes eksperiencës teknike dhe vizionit praktik që sjell një diskutim të thellë, por të kuptueshëm për të gjithë.
Ky episod vjen në një moment kur Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të pagesave online, përdorimit të kartave dhe adoptimit të shërbimeve digjitale. Por paralelisht me këtë zhvillim, rriten edhe pyetjet:
Sa të sigurta janë bankat digjitale? Ku qëndron realisht rreziku? Dhe a jemi ne si përdorues hallka më e dobët?
Nga shpjegimi i rolit të një CISO, personi që garanton sigurinë e të dhënave dhe sistemeve në një institucion, deri te mënyra sesi funksionon një transaksion online në prapaskenë, episodi zbërthen në mënyrë konkrete një botë që zakonisht mbetet e padukshme për përdoruesin.
Diskutimi prek gjithashtu ndikimin e inteligjencës artificiale në siguri, balancën mes eksperiencës dhe mbrojtjes së përdoruesit, si dhe transformimin e bankave nga institucione fizike në platforma tërësisht digjitale. Një element kyç që del në pah është besimi: pa të, nuk ka ekonomi digjitale.
Lexo edhe:Think Big/ Nga një dhomë e vogël në një industri moderne, historia e suksesit të Lufras!
Siç theksohet edhe gjatë bisedës, rreziku nuk qëndron gjithmonë te sistemi, por shpesh te njeriu. Phishing, manipulimi dhe keqpërdorimi i të dhënave janë ndër sfidat më të mëdha sot, duke e bërë edukimin digjital po aq të rëndësishëm sa edhe teknologjinë vetë.
Nga ana tjetër, episodi sjell edhe një perspektivë optimiste: Shqipëria po ecën drejt standardeve europiane në teknologji dhe siguri, ndërsa përdoruesit po bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm dhe të gatshëm të adoptojnë risitë.
Ky nuk është thjesht një episod për bankat. Është një bisedë për mënyrën sesi jetojmë, paguajmë, besojmë dhe mbrojmë veten në një botë gjithnjë e më digjitale.
Mos e humbisni: 24 Prill, ora 20:15
Episodi i plotë në YouTube – Businessmag Albania
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto