Think Big/ Nga një dhomë e vogël në një industri moderne, historia e suksesit të Lufras! - Business Magazine Albania

Think Big/ Nga një dhomë e vogël në një industri moderne, historia e suksesit të Lufras!

Më 2 Prill, Think Big sjell një episod të veçantë me kompaninë Lufra, një rrëfim autentik mbi ndërtimin e një prej kompanive më të rëndësishme të industrisë ushqimore në Shqipëri!

Historia e Lufra-s nis në vitet ’90, në kushte shumë modeste, si një punishte e improvizuar në një dhomë shtëpie, me kapacitete minimale prodhimi. Nga ato fillime të thjeshta, përmes përkushtimit, vizionit dhe punës së vazhdueshme, kompania u rrit gradualisht, fillimisht në një baxho të vogël dhe më pas në një industri të mirëfilltë që sot operon me standarde moderne dhe teknologji të avancuar.

Në këtë episod, Luis Ndreka, CEO i kompanisë, ndan nga afër sfidat, vendimet kyçe dhe momentet që kanë shënuar këtë rrugëtim 34-vjeçar, duke treguar se si një ide e thjeshtë mund të transformohet në një histori suksesi të qëndrueshme.

Përtej intervistës, episodi sjell edhe një tur ekskluziv brenda fabrikës moderne të Lufra, ku zbulojmë nga afër proceset e prodhimit, përdorimin e teknologjive bashkëkohore dhe standardet e larta të sigurisë ushqimore që garantojnë cilësinë e produkteve.

Një episod që shkon përtej një historie biznesi, duke sjellë një shembull konkret të rritjes, inovacionit dhe besimit të ndërtuar ndër vite.

2 prill, ora 20:00, në kanalin zyrtar të YouTube të Businessmag.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0