Rinovimi i shtëpisë? Blerjet me këste mund të jenë një ide e mirë - Business Magazine Albania

Rinovimi i shtëpisë? Blerjet me këste mund të jenë një ide e mirë

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Rinovimi i shtëpisë nuk është vetëm një çështje estetike: ai lidhet edhe me komoditetin, kursimin e energjise dhe mirëmbajtjen afatgjatë të shtëpisë. Pranvera, momenti ideal për të rinovuar shtëpinë. Disa nga këshillat më të mira: një planifikim i mirë, maturi në zgjedhjen e produkteve, blerjet me këste si një mënyrë e re për kursyer kohë dhe para.

 

Të gjithë ne kemi menduar të paktën një herë për shtëpinë e ëndrrave: koncept i cili shpeshherë ngjan i kompikuar dhe i largët në kohë. Kjo ndodh sepse mendohemi gjatë dhe presim momentin e duhur ose, të “piqen” kushtet, siç thonin dikur.

Por ndonjëherë, më e mira është të veprosh sipas ndjesisë dhe të marrësh vendimin ta rinovosh shtëpinë sipas dëshirës, për të siguruar një jetësë optimale për veten dhe familjen. Sigurisht, rinovimi i shtëpisë, në shumicën e rasteve është një investim i rëndësishëm. Është një hap sfidues por që në kohë sjell gjithmonë përfitime të dukshme në përditshmëri dhe në vlerën e pronës.

Rinovimi i shtëpisë nuk është i lidhur vetëm me estetikën dhe konceptin e së bukurës: shpeshherë harrojmë anën teknike, komoditetin, efikasitetin energjitik dhe mirëmbajtjen e shtëpisë në afatgjatë. Mënyra se si ne vendosim të shfrytëzojmë hapësirat, izolimi i duhur, niveli i sigurisë apo ndriçimi i ambjenteve, mund të ndikojnë në cilësinë e jetës apo dhe në uljen e shpenzimeve mujore.

Nuk është një ëndërr, të duhet thjesht një plan më i mirë

Ekspertët thonë se një plan i mirë për të rinovuar shtëpinë, është gjysma e punës! Të duhet të kuptosh se cilat janë hapësirat që kanë nevojë për ndryshim dhe të përcaktosh prioritetet: cilat janë riparimet urgjente, cilat përmirësime rrisin komoditetin dhe cilat investime mund të ndikojnë në rritjen e vlerës së pronës në të ardhmen. Po aq i rëndësishëm është edhe planifikimi i buxhetit, duke përfshirë jo vetëm materialet dhe punën, por edhe një fond rezervë për të papriturat që mund të shfaqen gjatë procesit.

Mos bëj kompromis me cilësinë…

Është shumë e rëndësishme të marrësh vendimet e duhura: mos zgjidh të kursesh te thelbi i shtëpisë pasi në shtëpi do të kalosh një pjesë të mirë të jetës. Trego kujdes në përzgjedhjen e punëtorëve, mjeteve të punës, materialet, mobiljet apo elektroshtëpiaket: ajo që të duket e lirë dhe me leverdi sot, nesër mund të të kushtojë shumë. Duhet të mendosh me një plan afatgjatë dhe cilësia është çelsi i suksesit. Promocionet sezonale për mobilje dhe elektroshtëpiake apo planifikimi i punimeve në periudha kur specialistët janë më të disponueshëm mund të ndihmojnë në optimizimin e kostove dhe të kohës.

Kujdesu për financat personale: zgjidh blerjet e zgjuara

Ajo çfarë do t’i bënte të lumtura financat e tua personale është raporti “kohë x para”: mos prit të kursesh të gjithë shumën që të duhet, mos i shpenzo të gjitha paratë në të njëjtën ditë, mos e zgjat procesin e pagesës deri në pafundësi. Duket si një ekuacion matematikor por është shumë e thjeshtë, sidomos kur shërbimet financiare janë dixhitale dhe mund t’i aksesosh nga telefoni yt.

Provo të shkarkosh aplikacionin fintech Myiute dhe do të mendosh: prandaj i quajnë blerje të zgjuara! Në pak veprime, gjen ofertën që të përshtatet, zgjedh metodën e pagesës “Buy now, pay later”, merr produktin që dëshiron dhe pagesën e kryen duke filluar nga muaji tjetër. Po, me 4 këste. Dhe po,me 0% interes, 0 kosto të shtuar për xhepin tënd.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0