Klar sjell vizionin e ri të ndërtimit: Inovacioni dhe qëndrueshmëria në qendër të konferencës Vlera e Pronës II - Business Magazine Albania

Klar sjell vizionin e ri të ndërtimit: Inovacioni dhe qëndrueshmëria në qendër të konferencës Vlera e Pronës II

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Tregu i ndërtimit në Shqipëri po kalon me shpejtësi nga një fazë ndërtimesh sasiore drejt një epoke të re ku investitorët kërkojnë mbi të gjitha siguri, identitet arkitektonik dhe një vizion të qartë afatgjatë për zhvillimin e pronës. Në këtë tranzicion të rëndësishëm të tregut, kompania Klar sh.p.k, me mbi dy dekada eksperiencë në industrinë e ndërtimit, pozicionohet si një nga aktorët që po kontribuon në formësimin e standardeve të reja të zhvillimit urban.

Me një reputacion të ndërtuar mbi profesionalizmin, cilësinë dhe një qasje të integruar në realizimin e projekteve, KLAR është e specializuar në ndërtimin e godinave rezidenciale dhe të shërbimeve, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin urban dhe infrastrukturor të qytetit. Një nga pikat më të forta të kompanisë është modeli end-to-end, që përfshin të gjithë ciklin e projektit – nga ideimi dhe projektimi, te ndërtimi dhe shitja – duke siguruar kontroll të plotë mbi cilësinë dhe përmbushjen e nevojave të klientëve në çdo fazë të zhvillimit.

Në Konferencën “Vlera e Pronës II”, e cila do të mbahet më 28 prill në Hotel Mak Tirana, kompania do të përfaqësohet nga Kamela Ago, e cila do të ndajë perspektivën e KLAR mbi rëndësinë e mbikëqyrjes së plotë të projektit dhe rolin që cilësia e ndërtimit, arkitektura dhe planifikimi urban luajnë në krijimin e vlerës reale të pronës. Diskutimi do të lidhet drejtpërdrejt me transformimin që po përjeton tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme, ku investimi cilësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm po bëhen faktorët kryesorë të suksesit.

Në vazhdimësi të filozofisë së saj për të sjellë projekte me identitet të spikatur arkitektonik, KLAR ka bashkëpunuar edhe me studion prestigjioze zvicerane Herzog & de Meuron, fituese e Çmimit Pritzker dhe autore e disa prej projekteve më ikonike në botë si Tate Modern në Londër, Allianz Arena në Mynih dhe Elbphilharmonie në Hamburg.

Një nga projektet më ambicioze të këtij bashkëpunimi është Alana Tower, një kullë shumëfunksionale me 67 kate e projektuar për Bulevardin e Ri të Tiranës. Projekti synon të krijojë një ikonë të re urbane për kryeqytetin, duke ndërthurur arkitekturën bashkëkohore me funksionalitetet moderne dhe një qasje premium në çdo detaj të jetesës urbane.

Përveç këtij projekti, portofoli i KLAR përfshin disa zhvillime të rëndësishme rezidenciale në Tiranë, si:

Aluna Complex, një projekt rezidencial në zonën e Paskuqanit, pranë Bulevardit të Ri, i konceptuar për të transformuar zonën në një kompleks modern banimi në një nga zonat më premtuese për investim.
Sol Residence, pranë Ministrisë së Jashtme, një projekt që kombinon dritën natyrale, hapësirat rekreative dhe arkitekturën funksionale në një ndërtesë me 11 kate mbi tokë dhe parkim nëntokësor.
Art Residence, pranë Shkollës së Baletit dhe me akses të drejtpërdrejtë në Unazën e Vogël, i pozicionuar në një nga zonat urbane më të aksesueshme të qytetit.
Viva Complex, një zhvillim i madh rezidencial pas qendrës Globe, pjesë e masterplanit të Bashkisë së Tiranës, me hapësira rekreative dhe një sipërfaqe ndërtimi rreth 36,000 m².

Përkushtimi ndaj detajit dhe vizioni afatgjatë reflektojnë edhe një realitet më të gjerë të tregut. Sipas analizave ndërkombëtare të tregjeve në zhvillim, Tirana po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një nga qytetet me potencial të lartë të kthimit nga investimi në rajon, duke tërhequr investitorë që kërkojnë jo vetëm rritje të kapitalit, por edhe stabilitet dhe siguri në zhvillimet urbane.

Në këtë kontekst, pjesëmarrja e KLAR në Konferencën Vlera e Pronës II përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në diskutimin mbi të ardhmen e zhvillimit urban dhe cilësinë e investimit në Shqipëri. Përmes projekteve të saj dhe qasjes së integruar ndaj ndërtimit, kompania synon të dëshmojë se vlera e pronës nuk krijohet vetëm nga vendndodhja, por nga arkitektura, cilësia e realizimit dhe vizioni afatgjatë që qëndron pas çdo projekti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0