Standardi Europian nuk është opsion. Është kusht! - Business Magazine Albania

Standardi Europian nuk është opsion. Është kusht!

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Shumë biznese punojnë fort, por pak prej tyre arrijnë rritje të qëndrueshme. Problemi shpesh nuk është tregu, por standardi mbi të cilin operojnë.

Në Europë, biznesi nuk ndërtohet mbi improvizim. Ndërtohet mbi strukturë, procese dhe disiplinë. Pa këto, rritja mbetet e kufizuar.

Kjo është një nga temat kryesore të Konventës Internacionale “Suksesi është qëllimi yt”, më 30 maj 2026 në Prishtinë.

Një nga trajneret që do ta trajtojë këtë qasje është Dragica Korenjak, e cila vjen nga Slovenia dhe do të fokusohet në mënyrën se si bizneset mund të funksionojnë sipas standardeve europiane.

Sepse diferenca nuk është vetëm te ideja, por te mënyra si ajo zbatohet.

Nëse biznesi nuk ka standard, nuk ka stabilitet. Dhe pa stabilitet, nuk ka rritje.

 Early Booking: 47€
Vendet janë të limituara

https://www.youtube.com/watch?v=1GUSI7uFIxQ&t=5s

 +383 49 893 888 | +383 49 893 693 | +383 48 687 777
sales@denisgafuri.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0