NineHana lançon platformën e saj në "Product Launch", duke sjellë një qasje të re në mbështetjen gjatë mëmësisë - Business Magazine Albania

NineHana lançon platformën e saj në “Product Launch”, duke sjellë një qasje të re në mbështetjen gjatë mëmësisë

Në kuadër të “Product Launch”, NineHana në bashkëpunim me AlbaniaTech organizoi një event prezantues ku ndau me publikun vizionin, misionin dhe funksionalitetet kryesore të platformës së re, e fokusuar në mbështetjen e grave gjatë shtatzënisë dhe periudhës së hershme të mëmësisë.

Eventi shërbeu si momenti i parë i prezantimit të produktit në treg, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi mënyrën se si platforma synon të ndërthurë teknologjinë me nevojat reale të nënave. Gjatë prezantimit, u theksua struktura e platformës, e ndërtuar mbi tre shtylla kryesore: forumi për komunikim dhe ndarje përvojash mes nënave; paketat udhëzuese me informacion të personalizuar dhe praktika konkrete; si dhe eventet, të cilat synojnë krijimin e një komuniteti aktiv dhe mbështetës.

Si pjesë e këtij lançimi, NineHana prezantoi edhe podcastin e saj, tashmë aktiv me episodet e para, i cili vjen si një zgjerim i eksperiencës së platformës përmes historive autentike dhe diskutimeve të hapura mbi mëmësinë.

Në përputhje me filozofinë e produktit, eventi u konceptua në një format interaktiv, duke shmangur prezantimet tradicionale dhe duke vendosur në fokus komunikimin e drejtpërdrejtë me audiencën. Një intervistë live me një nga të ftuarat solli një dimension personal, duke reflektuar mbi sfidat dhe emocionet e mëmësisë, si dhe balancimin me jetën profesionale.

Lexo edhe:Brenda Demo Day të Growpreneur, startup-et që u shpallën fituese

Atmosfera e krijuar gjatë eventit e ktheu lançimin nga një prezantim produkti në një eksperiencë komunitare, duke theksuar ambicien e NineHana për të qenë më shumë se një platformë digjitale, një hapësirë reale mbështetjeje dhe shkëmbimi përvojash për nënat.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0