Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme po hyn në një fazë të re zhvillimi. Ritmi i ndërtimit është rritur, investimet në pronë po zgjerohen përtej Tiranës drejt destinacioneve të reja urbane dhe turistike, ndërsa pritshmëritë për cilësinë e projekteve po bëhen gjithnjë e më të larta. Në këtë realitet të ri, pyetja nuk është më vetëm sa ndërtohet, por çfarë vlere krijohet nga ajo që ndërtohet.
Pikërisht mbi këtë pyetje rikthehet në Tiranë Konferenca “Vlera e Pronës II” , e cila do të zhvillohet më 28 prill në orën 10:00 në Hotel Mak Tirana. Eventi synon të mbledhë së bashku disa nga aktorët kryesorë të industrisë së ndërtimit, zhvillues të projekteve, profesionistë të realestate, arkitektë, banka dhe investitorë për të diskutuar faktorët që po formësojnë vlerën reale të pronës në Shqipëri. Kjo konferencë ndërtohet mbi përvojën e edicionit të parë të vitit 2022, i cili krijoi një moment të rëndësishëm diskutimi për industrinë dhe pati një jehonë të dukshme në media dhe në treg.
Rritja e shpejtë e tregut e ka bërë të domosdoshëm një diskutim më të thellë mbi cilësinë e investimit, standardet urbane dhe mënyrën se si ndërtohen qytetet. Ndërtimi nuk është më vetëm një sektor ekonomik; ai është një faktor që përcakton strukturën e qyteteve, cilësinë e jetës dhe besimin e investitorëve në treg. Për këtë arsye, konferenca synon të krijojë një hapësirë dialogu mes industrisë, institucioneve dhe profesionistëve që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si zhvillohet tregu i pronave.
Konferenca organizohet nga Oz Marketing dhe këtë vit ka si Sponsor Gjeneral platformën e
pasurive të paluajtshme Kërko360, ndërsa partnerë janë Knauf Insulation, Texas Development dhe Orion Construction. Së bashku, këto kompani përfaqësojnë disa nga hallkat më të rëndësishme të zinxhirit që krijon vlerë në tregun e pronave: informacionin dhe analizën e tregut, materialet dhe teknologjinë e ndërtimit, zhvillimin e projekteve dhe realizimin e ndërtesave.
Në një treg ku informacioni shpesh është i fragmentuar dhe transparenca mbetet sfidë, roli i të dhënave dhe analizës së tregut bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Kërko360, si sponsor gjenral i konferencës, përfaqëson pikërisht këtë dimension të tregut. Platforma synon të krijojë një mënyrë më të strukturuar për kërkimin, analizimin dhe prezantimin e pronave në Shqipëri, duke ndihmuar investitorët dhe blerësit të kuptojnë më mirë dinamikat e tregut. Gjatë konferencës pritet të prezantohet edhe një panoramë e tregut të pronave, e bazuar në të dhënat dhe analizën e platformës, që do të ofrojë një lexim më të qartë të tendencave të investimit, zonave në zhvillim dhe faktorëve që po ndikojnë në rritjen e vlerës së pronës.
Një tjetër temë që pritet të marrë vëmendje të veçantë lidhet me sigurinë në ndërtesa dhe standardet e mbrojtjes nga zjarri, një çështje që po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në zhvillimin urban. Në këtë drejtim, Knauf Insulation, një nga kompanitë më të rëndësishme nëEuropë për materialet izoluese dhe zgjidhjet për ndërtim të qëndrueshëm, do të sjellë perspektivën e industrisë së materialeve të ndërtimit mbi standardet europiane të sigurisë dhe rolin që teknologjitë e reja luajnë në rritjen e cilësisë së ndërtimeve. Diskutimi pritet të adresojë edhe nevojën për një qasje më të fortë rregullatore dhe profesionale në Shqipëri për çështjet e sigurisë në ndërtesa.
Nga ana tjetër, Texas Development do të sjellë perspektivën e zhvilluesve të projekteve të reja dhe mënyrën se si projektet e mëdha të ndërtimit po transformojnë qytetet dhe zonat urbane.
Diskutimi do të fokusohet tek krijimi i destinacioneve të reja urbane, integrimi i hapësirave të banimit me shërbimet dhe ndikimi që zhvillimet e reja kanë në zhvillimin ekonomik dhe social të qyteteve.
Perspektiva e ndërtuesve do të përfaqësohet nga Orion Construction, një nga kompanitë e njohura të ndërtimit në vend, e cila pritet të trajtojë çështjet që lidhen me cilësinë e ndërtimit, standardet teknike dhe përgjegjësinë që industria ka ndaj qytetit dhe komunitetit. Diskutimi do tëfokusohet tek mënyra se si materialet, projektimi dhe procesi i ndërtimit ndikojnë drejtpërdrejt në jetëghatësinë e investimit dhe në vlerën reale të pronës.
Programi i konferencës është ndërtuar për të ndjekur logjikën e plotë të krijimit të vlerës në pronë, duke kaluar nga ndërtimi dhe materialet e përdorura, tek planifikimi urban dhe arkitektura, dhe deri tek mënyra se si tregu imobiliar dhe investimet e reflektojnë këtë vlerë në treg.
Konferenca pritet të mbledhë rreth 200–300 pjesëmarrës, përfshirë zhvillues, kompani ndërtimi, arkitektë, agjenci imobiliare, banka, investitorë dhe përfaqësues institucionesh. Diskutimet synojnë të nxjerrin disa mesazhe të qarta për industrinë: rëndësinë e cilësisë së ndërtimit në krijimin e vlerës së qëndrueshme, rolin e informacionit dhe transparencës në tregun e pasurive të paluajtshme, nevojën për standarde urbane dhe sigurie të krahasueshme me ato europiane dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes aktorëve të industrisë për zhvillimin e qyteteve.
Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme po hyn në një fazë të re zhvillimi. Ritmi i ndërtimit është rritur, investimet në pronë po zgjerohen përtej Tiranës drejt destinacioneve të reja urbane dhe turistike, ndërsa pritshmëritë për cilësinë e projekteve po bëhen gjithnjë e më të larta. Në këtë realitet të ri, pyetja nuk është më vetëm sa ndërtohet, por çfarë vlere krijohet nga ajo që ndërtohet.
Pikërisht mbi këtë pyetje rikthehet në Tiranë Konferenca “Vlera e Pronës II” , e cila do të
zhvillohet më 28 prill në orën 10:00 në Hotel Mak Tirana. Eventi synon të mbledhë së bashku disa nga aktorët kryesorë të industrisë së ndërtimit, zhvillues të projekteve, profesionistë të real estate, arkitektë, banka dhe investitorë për të diskutuar faktorët që po formësojnë vlerën reale të pronës në Shqipëri. Kjo konferencë ndërtohet mbi përvojën e edicionit të parë të vitit 2022, i cilikrijoi një moment të rëndësishëm diskutimi për industrinë dhe pati një jehonë të dukshme në media dhe në treg.
Rritja e shpejtë e tregut e ka bërë të domosdoshëm një diskutim më të thellë mbi cilësinë e investimit, standardet urbane dhe mënyrën se si ndërtohen qytetet. Ndërtimi nuk është më vetëm një sektor ekonomik; ai është një faktor që përcakton strukturën e qyteteve, cilësinë e jetës dhe besimin e investitorëve në treg. Për këtë arsye, konferenca synon të krijojë një hapësirë dialogu mes industrisë, institucioneve dhe profesionistëve që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si zhvillohet tregu i pronave.
Konferenca organizohet nga Oz Marketing dhe këtë vit ka si Sponsor Gjeneral platformën e pasurive të paluajtshme Kërko360, ndërsa partnerë janë Knauf Insulation, Texas Development dhe Orion Construction. Së bashku, këto kompani përfaqësojnë disa nga hallkat më të rëndësishme të zinxhirit që krijon vlerë në tregun e pronave: informacionin dhe analizën e tregut, materialet dhe teknologjinë e ndërtimit, zhvillimin e projekteve dhe realizimin e ndërtesave.
Në një treg ku informacioni shpesh është i fragmentuar dhe transparenca mbetet sfidë, roli i të dhënave dhe analizës së tregut bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Kërko360, si sponsor gjeneral i konferencës, përfaqëson pikërisht këtë dimension të tregut. Platforma synon të krijojë një mënyrë më të strukturuar për kërkimin, analizimin dhe prezantimin e pronave në Shqipëri, duke ndihmuar investitorët dhe blerësit të kuptojnë më mirë dinamikat e tregut. Gjatë konferencës pritet të prezantohet edhe një panoramë e tregut të pronave, e bazuar në të dhënat dhe analizën e platformës, që do të ofrojë një lexim më të qartë të tendencave të investimit, zonave në zhvillim dhe faktorëve që po ndikojnë në rritjen e vlerës së pronës.
Një tjetër temë që pritet të marrë vëmendje të veçantë lidhet me sigurinë në ndërtesa dhe standardet e mbrojtjes nga zjarri, një çështje që po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në zhvillimin urban. Në këtë drejtim, Knauf Insulation, një nga kompanitë më të rëndësishme nëEuropë për materialet izoluese dhe zgjidhjet për ndërtim të qëndrueshëm, do të sjellë perspektivën e industrisë së materialeve të ndërtimit mbi standardet europiane të sigurisë dhe rolin që teknologjitë e reja luajnë në rritjen e cilësisë së ndërtimeve. Diskutimi pritet të adresojë edhe nevojën për një qasje më të fortë rregullatore dhe profesionale në Shqipëri për çështjet e sigurisë në ndërtesa.
Nga ana tjetër, Texas Development do të sjellë perspektivën e zhvilluesve të projekteve të reja dhe mënyrën se si projektet e mëdha të ndërtimit po transformojnë qytetet dhe zonat urbane.
Diskutimi do të fokusohet tek krijimi i destinacioneve të reja urbane, integrimi i hapësirave të banimit me shërbimet dhe ndikimi që zhvillimet e reja kanë në zhvillimin ekonomik dhe social të qyteteve.
Perspektiva e ndërtuesve do të përfaqësohet nga Orion Construction, një nga kompanitë e
njohura të ndërtimit në vend, e cila pritet të trajtojë çështjet që lidhen me cilësinë e ndërtimit,
standardet teknike dhe përgjegjësinë që industria ka ndaj qytetit dhe komunitetit. Diskutimi do të
fokusohet tek mënyra se si materialet, projektimi dhe procesi i ndërtimit ndikojnë drejtpërdrejt në
jetëgjatësinë e investimit dhe në vlerën reale të pronës.
Programi i konferencës është ndërtuar për të ndjekur logjikën e plotë të krijimit të vlerës në
pronë, duke kaluar nga ndërtimi dhe materialet e përdorura, tek planifikimi urban dhe
arkitektura, dhe deri tek mënyra se si tregu imobiliar dhe investimet e reflektojnë këtë vlerë në treg.
Konferenca pritet të mbledhë rreth 200–300 pjesëmarrës, përfshirë zhvillues, kompani ndërtimi, arkitektë, agjenci imobiliare, banka, investitorë dhe përfaqësues institucionesh. Diskutimet synojnë të nxjerrin disa mesazhe të qarta për industrinë: rëndësinë e cilësisë së ndërtimit në krijimin e vlerës së qëndrueshme, rolin e informacionit dhe transparencës në tregun e pasurive të paluajtshme, nevojën për standarde urbane dhe sigurie të krahasueshme me ato europiane dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes aktorëve të industrisë për zhvillimin e qyteteve.
E konceptuar si një platformë e përvitshme diskutimi për industrinë,“Vlera e Pronës” synon të shndërrohet në një pikë referimi kombëtare për mënyrën se si kuptohet, ndërtohet dhe menaxhohet vlera e investimit në pronë në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto