Pse "të punosh shumë" nuk mjafton më - Business Magazine Albania

Pse “të punosh shumë” nuk mjafton më

Pse "të punosh shumë" nuk mjafton më

Shumë njerëz jetojnë me bindjen se mund të arrijnë më shumë. Kanë ide, kanë ambicie dhe e ndjejnë që kanë potencial për të bërë diçka më të madhe në jetë dhe në karrierë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, rezultatet e tyre mbeten pothuajse të njëjta me kalimin e kohës.

Arsyeja nuk është mungesa e aftësive apo e mundësive. Problemi kryesor është mungesa e strukturës dhe drejtimit të qartë. Potenciali, pa një plan konkret dhe pa ekzekutim të vazhdueshëm, mbetet vetëm një ide e papërdorur. Në të njëjtën mënyrë, motivimi mund të jetë i fortë për një moment, por pa disiplinë dhe sistem, ai zbehet shumë shpejt.

Në realitet, ajo që bën diferencën mes atyre që përparojnë dhe atyre që mbesin në vend nuk është sa shumë dinë, por sa qartë e kanë drejtimin dhe sa vazhdimisht veprojnë mbi të.

Pikërisht për këtë arsye organizohet Konventa Internacionale “Suksesi është qëllimi yt”, e cila do të mbahet më 30 maj 2026 në Prishtinë. Ky event është ndërtuar për t’i ndihmuar pjesëmarrësit të dalin nga konfuzioni dhe të krijojnë një qasje më të qartë dhe më të strukturuar ndaj rritjes së tyre personale dhe profesionale.

Lexo edhe: Mëso teknikat për ta kthyer suksesin në stil jetese në konventën “Suksesi është qëllimi yt!

Ndryshe nga eventet e zakonshme motivuese, kjo konventë fokusohet në përmbajtje praktike dhe të zbatueshme. Gjatë një dite intensive, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të kuptojnë më mirë se ku po gabojnë, çfarë po i mban mbrapa dhe cilat janë hapat konkretë që duhet të ndërmarrin për të arritur rezultate më të larta.

Në skenë do të jenë 8 trajnerë ndërkombëtarë, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre reale në fusha si biznesi, shitja dhe zhvillimi personal. Qasja e tyre nuk bazohet në teori abstrakte, por në metoda dhe strategji që janë testuar dhe funksionojnë në praktikë.

Suksesi nuk është çështje fati apo rastësie. Ai është rezultat i standardeve që vendos një individ dhe i veprimeve që përsërit çdo ditë. Pa drejtim të qartë dhe pa disiplinë, edhe potenciali më i madh mbetet i pashfrytëzuar.

Për këtë arsye, pyetja kryesore që secili duhet t’i bëjë vetes është e thjeshtë: a do të vazhdojë të mbështetet vetëm në potencial, apo do të ndërmarrë hapa konkretë për ta kthyer atë në rezultate?

Bileta Early Booking është 47€, dhe për shumë pjesëmarrës ky është vendimi i parë konkret drejt një ndryshimi real. Vendet janë të limituara dhe interesi për këtë event pritet të jetë i lartë.

Për më shumë informacione, mund të shikoni videon në linkun e mëposhtëm:
https://www.youtube.com/watch?v=1GUSI7uFIxQ&t=5s

Për rezervime: +383 49 893 888 | https://forms.gle/cdLD8Dyhf8ZombvH9 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0