Pasta Ola e prodhuar në Venecia, Zv. Presidenti i Atlas Corporation, Aurel Domi, flet mbi rrugëtimin e suksesshëm - Business Magazine Albania

Pasta Ola e prodhuar në Venecia, Zv. Presidenti i Atlas Corporation, Aurel Domi, flet mbi rrugëtimin e suksesshëm

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Kompania Ola, pjesë e Atlas Corporation, ka vendosur prodhimin e Pasta Ola në Venecia, duke u pozicionuar si një markë mesdhetare me prani globale. Prodhimi në një nga zonat më të zhvilluara të industrisë italiane të Pasta Ola përfaqëson një hap të rëndësishëm për markën shqiptare, ndërsa Zv. Presidenti i Atlas Corporation, Aurel Domi, flet mbi këtë rrugëtim të suksesshëm. 

Italia është e njohur për prodhimin e pastave, dhe Venecia është një nga zonat me më shumë traditë në këtë industri. Prodhimi në këtë zonë e vendos Pastën Ola në të njëjtin nivel me standardin mesdhetar të cilësisë, duke e bërë atë pjesë të këtij identiteti.

Ky zhvillim u prezantua edhe për publikun shqiptar përmes një reportazhi në emisionin “E Diela Shqiptare”, ku moderatori i njohur Ardit Gjebrea vizitoi fabrikën e prodhimit në Venecia. Pamjet sollën një pasqyrë të detajuar të këtij suksesi duke treguar qartë elementet që e dallojnë një pastë cilësore.

Gjatë intervistës, Zv. Presidenti i Atlas Corporation, Aurel Domi, u shpreh se zgjedhja e Italisë për prodhimin e Pasta Ola lidhet drejtpërdrejt me cilësinë. 

“Në familjen e madhe Ola, kur bëhet fjalë për cilësi dhe standard, ne nuk kemi kompromis”, theksoi ai.

Ky standard reflektohet në vetë karakteristikat e këtij produkti. Pasta Ola prodhohet nga gruri durum i përzgjedhur, ku një nga elementët kryesorë është përdorimi i teknikës trafilatura al bronzo (formimi me prerëse bronzi). Kjo teknikë i jep pastës një sipërfaqe më të ashpër, që ndihmon në kapjen më të mirë të salcës gjatë gatimit, një detaj që në industrinë e pastave konsiderohet tregues i një produkti premium.

Një tjetër element dallues është tharja e ngadaltë, një proces që ruan vlerat ushqyese dhe strukturën natyrale të produktit, në kontrast me prodhimin industrial të shpejtë. Ngjyra më e hapur dhe mat e pastës është gjithashtu një tregues i cilësisë së lartë dhe i përputhjes me standardin italian.

Lexo edhe: Ola Foods, marka shqiptare që ka prekur katër kontinente

Falë këtyre elementeve, Pasta Ola nuk është thjesht një markë shqiptare që prodhohet në Itali, por një markë që përfaqëson karakterin mesdhetar dhe operon në një treg gjithnjë e më të gjerë. Në fund të intervistës, Zv. Presidenti i Atlas Corporation, Aurel Domi, theksoi se objektivi i kompanisë shkon përtej pranisë në tregje të huaja. Sipas tij, synimi është që Ola të njihet si një markë ndërkombëtare, e mbështetur te cilësia e produktit.

“Synimi i familjes sonë është ta çojmë Olën drejt një marke ndërkombëtare ku aktualisht jemi në një rrugë shumë të mirë për ta arritur këtë”, u shpreh ai.

Në një industri ku shumë marka orientohen drejt kostos, Ola ka zgjedhur të prodhojë në një nga zonat më të konsoliduara të prodhimit të pastave në Itali. Një zgjedhje që nuk lidhet me volum, por me standardin që Pasta Ola kërkon të përfaqësojë si markë mesdhetare. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0