Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilluan një tryezë bisedimi gjatë së cilës u prezantua strategjia e Fondeve të Investimit, performanca dhe evolucioni i fondeve të investimit të Bankës si dhe mundësitë e zhvillimit te mëtejshëm të aktivitetit të investimeve dhe shpërndarjen e instrumenteve financiare në tregun shqiptar.
Gjatë fjalës përshëndetëse, Z. Giuseppe Giampietro, Drejtor i Përgjithshëm ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania tha: “Zhvillimi i tregut të investimeve në Shqipëri përfaqëson një prioritet strategjik për Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe për Grupin Intesa Sanpaolo. Ne jemi të angazhuar të kontribuojmë në këtë drejtim përmes transferimit të ekspertizës ndërkombëtare, ofrimit të produkteve inovative dhe mbështetjes së edukimit financiar, me qëllim krijimin e një tregu më të qëndrueshëm, transparent dhe të orientuar drejt nevojave të investitorëve vendas.”
Në fjalën e saj në hapje të takimit, znj. Adela Xhemali, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit, vlerësoi rëndësinë e këtij diskutimi, i cili, theksoi ajo, vjen në një moment kyç për zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri.
“Megjithëse tregu i kapitalit mbetet në fazë zhvillimi, trendi rritës mbetet inkurajues. Rritja e kompleksitetit të produkteve kërkon standarde më të larta të menaxhimit, transparencës dhe mbrojtjes së investitorit. Në këtë kuadër, Autoriteti do të vazhdojë të mbështesë inovacionin dhe ekspertizën ndërkombëtare në treg, duke siguruar njëkohësisht respektimin e plotë të kuadrit rregullator. Në linjë me procesin e integrimit në BE, do të vijojmë të punojmë ngushtë me të gjithë aktorët e tregut për të ndërtuar një treg kapitali më të zhvilluar, më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm në Shqipëri“, theksoi znj.Xhemali.
Në këtë tryezë bisedimi morën pjesë të ftuar të rëndësishëm nga strukturat e Grupit Intesa Sanpaolo:
- Andrea Gorlato, Drejtues i lartë në Divizionin e Bankave Ndërkombëtare të Grupit Intesa Sanpaolo për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Pasurisë sipërfaqësues i Divizionit të Bankave Ndërkombëtare i cili prezantoi një pasqyrë të Grupit Intesa Sanpaolo dhe rolit të Divizionit të Bankave Ndërkombëtare në zhvillimin e aktiviteteve ndërkombëtare të Grupit.
Znj. Liuba Samotyeva, Drejtuese e Kordinimit të iniciativave të Divizionit të Bankave Ndërkombëtare në Eurizon, e cila prezantoi kompaninë e menaxhimit të aseteve të Grupit Intesa Sanpaolo si një nga aktorët kryesorë në tregun Europian të menaxhimit të aseteve, me një prezencë të gjerë ndërkombëtare dhe me mbi 35 vite eksperiencë. Ajo theksoi gjithashtu angazhimin e Eurizon në edukimin financiar dhe zhvillimin e kulturës së investimit, përmes platformave dhe materialeve edukative të dedikuara për klientët.
Lexo edhe: Intesa Sanpaolo Bank Albania shpallet “Banka më e Mirë për ESG në Shqipëri 2026”
- Guido Schmidt, Ekspert i lartë për Zhvillimin e Produkteve në Eurizon, prezantoi ofertën e produkteve dhe zgjidhjet e reja potenciale të përzgjedhura për tregun shqiptar.
- Luca Gamna, Drejtues i Zhvillimit të Produkteve të Investimeve (ISP Networks), përfaqësues i IMI Corporate & Investment Banking, Intesa Sanpaolo, prezantoi produktet e reja të investimit, duke përfshirë “Investment Certificates” dhe “Structured Deposits”, si dhe karakteristikat dhe modelin e shpërndarjes së tyre.
- Emanuele Danzi, Drejtues i Tregjeve Ndërkombëtare në Divizionin e Bankave Ndërkombëtare të Grupit Intesa Sanpaolo, i cili prezantoi zgjidhje mbrojtëse (hedging) për normat e interesit dhe mallrat (commodities).
Në tryezen e bisedimit morën pjesë përfaqësues të lartë të menaxhimit të Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Në kuadër të zhvillimit të tregjeve të kapitalit në Shqipëri, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vlerësoi bashkëpunimin dhe rëndësinë e këtij takimi si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejshëm të tregut dhe rritjes së mundësive për investitorët vendas.
Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e zhvillimit të qëndrueshëm të tregut të investimeve në Shqipëri, në përputhje të plotë me kuadrin rregullator dhe me fokus të veçantë në transparencën, informimin dhe mbrojtjen e klientit.
Intesa Sanpaolo Bank Albania rikonfirmon angazhimin e saj për të vijuar këtë aktivitet në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme, duke u mbështetur në ekspertizën e Grupit dhe partnerëve ndërkombëtarë, si dhe duke promovuar edukimin financiar dhe ndërgjegjësimin e investitorëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto