Intesa Sanpaolo Bank Albania shpallet “Banka më e Mirë për ESG në Shqipëri 2026” - Business Magazine Albania

Intesa Sanpaolo Bank Albania shpallet “Banka më e Mirë për ESG në Shqipëri 2026”

Intesa Sanpaolo Bank Albania pjesë e grupit ndërkombëtar Intesa Sanpaolo, ka kënaqësinë të njoftojë se është vlerësuar me çmimin “Banka më e Mirë për ESG në Shqipëri 2026 nga prestigjiozja Global Banking & Finance Awards®, duke shënuar një tjetër vit radhazi me vlerësim ndërkombëtar për angazhimin e saj në drejtim të bankimit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.

Ky çmim vlerëson përkushtimin e vazhdueshëm të Bankës ndaj parimeve të Mjedisit, Shoqërisë dhe Qeverisjes (ESG), si dhe fokusin strategjik në integrimin e qëndrueshmërisë në modelin e saj bazë të biznesit. Ai pasqyron përpjekjet e pandërprera të Intesa Sanpaolo Bank Albania për të promovuar financimin e përgjegjshëm, për të mbështetur rritjen gjithëpërfshirëse dhe për të kontribuar pozitivisht në komunitetet dhe mjedisin ku operon.

Lexo edhe: Intesa Sanpaolo: Fitim rekord në 2025 dhe strategji ambicioze 2026–2029 për rritje të qëndrueshme

Nëpërmjet një kornize të strukturuar ESG, të harmonizuar me standardet ndërkombëtare dhe objektivat e qëndrueshmërisë të Grupit, Banka vijon të forcojë rolin e saj si një institucion financiar i përgjegjshëm. Nismat e saj përfshijnë kreditimin e qëndrueshëm, menaxhimin e rreziqeve mjedisore, projekte me ndikim social dhe praktika të forta qeverisjeje që synojnë të garantojnë transparencë dhe krijim vlere afatgjatë.

Vlerësimi nga Global Banking & Finance Awards® konsolidon më tej pozicionin e Intesa Sanpaolo Bank Albania si një institucion lider në sektorin bankar shqiptar, i përkushtuar ndaj promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të qëndrueshmërisë së ekonomisë.

Intesa Sanpaolo Bank Albania është zyrtarisht e listuar ndër fituesit e vitit 2026 në faqen zyrtareGlobal Banking & Finance Awards®

Ky arritje reflekton profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e përbashkët të punonjësve të Bankës, duke rikonfirmuar angazhimin e saj për të krijuar vlerë të qëndrueshme për klientët, partnerët dhe shoqërinë në tërësi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0