"Blancheur", "Albanian ICT Academy" dhe "Epoka e Skënderbeut" kalojnë në finalen e madhe të "Do you have an idea?" - Business Magazine Albania

“Blancheur”, “Albanian ICT Academy” dhe “Epoka e Skënderbeut” kalojnë në finalen e madhe të “Do you have an idea?”


Vazhdon seria e transmetimit të emisionit televiziv “Do you have an idea?” në Vizion Plus nën prezantimin e Turjan Hyska, i cili ka si qëllim promovimin dhe mbështetjen e ideve inovative të biznesit. Dje u transmetua gjysëmfinalja e fundit ku 8 ide të prezantuara më parë, dolën në skenë për të prezantuar se deri ku kishin arritur me idenë e tyre, analizën financiare si dhe çfarë kërkonin në këtë fazë të dytë të “Do you have an idea?”

Nuk kishte si të mungonte edhe këtë të Enjte paneli i jurisë:

1. Artan Dulaku është themelues i “Edil al Group”, i Qendrës Tregtare Kristal, ETC, rrjetit supermarkatës Conad, Tring Digital, Vizion +. Ai është investitor në kompani ndërtimi, është koncesionari i Ford, Ranger Rover dhe lista e tij e investimeve vazhdon të rritet duke u bërë një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri. Çdo sipërmarrje e tij ka pasur sukses, të cilat vazhdojnë të rriten edhe sot duke sjellë cilësinë në tregun shqiptar.

2. Hervin Fora është CEO dhe president i “Vinipharma”, një kompani shqiptare e themeluar në Tiranë, në Shkurt 1994. Sot, pas 22 vitesh në tregun shqiptar, kompania Vinipharma është transformuar në një Grup Medical që shtrin aktivitetin në gjithe fushat mjekësore me rreth 34 të punësuar, nga të cilët 45% janë të një kategorie të specializuar. Sipas vlerësimeve kompania tashmë mbulon 5% të volumit të tregut shqiptar në shëndetsi dhe renditet ndër 10 kompanitë më të mëdha të mjekësisë në vend. Euromed është një tjetër kompani nën emrin e Hervin Forës, e cila ofron pajisje elektromjekësore dhe pajisje të ndryshme për spitalet. Në listën e kompanive të tij i shtohet edhe Natyral Pharma që merret me importin e produkteve dermokozmetike dhe suplementeve ushqimore.

3. Donika Mici është CEO e “Donianna & Mici sh.p.k.” një nga bizneset fason më të suksesshme në Shqipëri. Kompania e themeluar në Qershor të vitit 1992 është ndër më të mëdhatë eksportuese dhe prej disa vitesh ka dalë si prodhuese, duke dhënë një shembull pozitiv, jo vetëm për mbylljen e ciklit në industrinë me material porositësi, por edhe gjetjen direkt të tregjeve.

4. Besnik Leskaj është CEO i “AbKons”, një kompani konsulence financiare, e themeluar në vitin 2006. Ai ka mbi 15 vite eksperiencë në menaxhim në sektorin privat dhe publik. Kompania është rritur me hapa të shpejtë në sektorë të ndryshëm të industrisë të tilla si: energjia dhe burimet natyrore, transporti, zhvillimi urban, administrimi publik dhe agrikultura.

5. Samir Mane është President i Grupit BALFIN, një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit Balfin mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, menaxhimi i hapësirave tregtare apo industriale dhe shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industria minerare, turizëm dhe agrikulturë. Balfin Group është një aktor kryesor në tregjet shqipëtare dhe ato ndërkombëtare duke vepruar në 10 vende. Balfin Group ka krijuar një reputacion të tij si Grupi më aktiv dhe inovator falë ideve të suksesshme të investimeve, të cilat kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve. Sot, me zyrat qëndrore në Tiranë, Grupi Balfin është prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të Shqipërisë, në Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Dubai, Kosovë, Greqi, Itali, Hong-Kong dhe Amerikë.

Këtë here ishin 8 gjysëmfinalistët e fundit që ndanë se ku kishin arritur me punën e tyre, çfarë kërkonin në këtë fazë dhe planin financiar të tyre. Pas një periudhe këshillimi dhe mentorimi me tre mentorët Gerti Boshnjaku, Gladiola Dona dhe Arta Gurabardhi, ata vijnë më të përgatitur dhe më të sigurtë se kurrë në këtë fazë gjysëmfinale. Në fund të çdo prezantimi anëtarët e jurisë bënë pyetje, komente si dhe përgëzuan gjysëmfinalistët për projektet e tyre.

– E para në këtë gjysëmfinale ishte Pezana Rexha me projektin e saj “Pana – Storytelling furniture”, një projekt me një domethënie shumë të madhe, një kompani e cila ka bërë të mundur të ndërthurë shumë faktorë në të njëjtin sistem, ku prodhojnë mobilje tërësisht unike dhe ekologjike nga druri i vjetër që përdoret për ndërtim, paletat dhe mobiljet e vjetra. Pezana ka të punësuar persona nga grupe të margjinalizuara. Ajo prezantoi planin e biznesit të saj dhe kërkonte një vend për të reklamuar biznesin e saj. Këtë ia bëri të mundur njëri nga anëtarët e jurisë Samir Mane, i cili i vendosi në dispozicion ambiente në TEG. Artan Dulaku i dha mundësinë për 6 muaj reklamim falas në Tring dhe Living.

– Ideja e dytë e prezantuar nga Arnold Dema dhe Ardit Gavani ishte “In Tirana”, projekt i cili ka në fokus listimin e të gjitha eventeve që ndodhin në Tiranë dhe jo vetëm. Ata prezantuan planin e tyre të biznesit dhe kërkonin një fond prej 38 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet e hapjes dhe marketingut.

– E treta në këtë puntatë ishte Fjorza Mullaji me “Unë krijoj”, e cila konsiston në krijimin e bizhuterive artizanale me gurë natyrale dhe minerale. Bizhuteritë e saj shiten jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë.  Ajo prezantoi planin e saj të biznesit dhe kërkonte një ambient ku mund të shiste këto bizhuteri.

Blancheur ishte ideja e katërt e kësaj gjysëm finaleje e prezantuar nga Zhaklinë Istrefi dhe Edlira Shima. Ky është një biznes, i cila konsiston në një lavanderi me xhetona përballë konviktit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Gjithashtu aty do të mundësonin edhe prodhimin e detergjentëve bio. Ato kërkonin investim për ambientin me qera si dhe për blerjen e bazës materiale. Samir Mane premtoi se do t’i ndihmonte me aplikimin e tyre për fonde tek Grupi Balfin.

– I pesti në garë ishte Xhendris Ismaili me “Albanian ICT Academy”. Ky projekt konsistonte në sjelljen e metodave inovatore për fëmijët në fushën e teknolgjisë. Pas prezantimit të planit të biznesit ai kërkoni 5000 euro investim për të ngritur kapacitete laboratorike, për blerjen e printerave 3D dhe hologramëve.

Reald Biba dhe Gentian Suçi me projektin e tyre “Epoka e Skënderbeut” ishin të gjashtët e kësaj puntate. Ajo është një lojë strategjike që luhet dy deri në katër veta, e cila shtrihet mbi një hartë të shek XVI, ku përfshihet Ballkani dhe gadishulli i Italisë. Qëllimi i lojës është pushtimi dhe menaxhimi i territoreve. Anëtari i jurisë Ilir Xhani kishte ofruar investimin për të mbuluar kostot e prodhimit të kësaj loje dhe ai e kishte realizuar atë premtim. Tashmë janë në treg rreth 1000 kopje, të cilat do të shpërndahen në dyqanet e shitjeve të lodrave si në Jumbo dhe “Shtëpia e lodrave”. Në këtë puntatë ata kërkonin partnerë për të prodhuar më shumë kopje. Artan Dulaku u ofrua për një investim prej 30% në kompani dhe Samir Mane ofroi ndihmë për të lidhur kontratë me Jumbo për ofrimin e hapësirës për këto kopje të lojës. Gjithashtu nuk do mungoi mundësimi i marketingut në Vizion+ dhe Tring nga Artan Dulaku.

– Ideja e shtatë ishte “Life on a boat” nga Genta Ahmeti. “Life on a boat” konsiston në një projekt artizanal për ndërtimin e varkave prej druri. Këto varka do ishin prodhim plotësisht shqiptar dhe do përbënin tre lloje varkash, dy lloje për sport dhe një lloj për punë. Ajo prezantoi planin e biznesit si dhe kishte nisur prodhimin e varkave “Made in Albania”. Genta kërkonte një shumë prej 17 mijë eurosh për të realizuar marrjen e patentës për këtë biznes, për marketing dhe blerjen e materialit. Artan Dulaku i ofroi ushtrimin e biznesit në tre resortet që ai ka në pronësi.

– Ideja e fundit ishte “Nurse Express” nga Alfons Hoxhallari, e cila konsistonte në një shërbim infermierie 24 orë në shtëpi. Ai tashmë kishte një staf infermierësh profesionistë, të liçensuar dhe me eksperiencë shumëvjeçare brenda dhe jashtë vendit. Anëtarët e jurisë Silvana Ismaili, Agron Shehaj, Hervin Fora dhe Dionis Teqja, të cilët i kishin ofruar ndihmë në fazën e parë e kishin mbajtur premtimin e tyre. Pas prezantimit të biznesit ai kërkonte 15 milionë lekë investim.

Në fund të puntatës së fundit të gjysëmfinaleve, tre idetë që arritën të kalonin ishin: “Blancheur” nga Zhaklinë Istrefi dhe Edlira Shima, projekti “Albanian ICT Academy” nga Xhendris Ismaili dhe loja strategjike “Epoka e Skënderbeut”  nga Reald Biba dhe Gentian Suçi.

“Do You Have an Idea?” i jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë e tyre përballë jurisë dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.

Business Magazine Albania ju fton që të merrni pjesë në këtë format televiziv për të ndarë me të gjithë idenë tuaj inovative të biznesit. Ndiqeni finalen e madhe të “Do you have an idea?” të Enjten në datën 9 Qershor në Vizion Plus, ku dhe do shpallet fituesi i këtij sezoni, i cili do fitojë një investim prej 10 mijë euro nga produksioni.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0