Gjethet artificale që thithin 10 herë më shumë Co2 se gjethet e vërteta - Business Magazine Albania

Gjethet artificale që thithin 10 herë më shumë Co2 se gjethet e vërteta

Gjethet artificale që thithin 10 herë më shumë Co2 se gjethet e vërteta

Studiuesit në Universitetin e Illinois-it në Çikago kanë zhvilluar një dizajn të ri për “gjethet artificiale” që mund t’i lejojë ato të funksionojnë jashtë laboratorëve. Këto gjethe artificiale synojnë të riprodhojnë procesin e fotosintezës, në të cilin bimët përdorin dritën e diellit, ujin dhe dioksidin e karbonit (CO2) për të prodhuar energji dhe oksigjen.

Dizajnet e mëparshme mund të funksiononin vetëm në mjedise laboratorike të kontrolluara, duke përdorur CO2 të presuar nga bombolat. Në kontrast, dizajni i ri kap CO2 drejtpërdrejt nga atmosfera. Gjethet artificiale vendosen brenda një kapsule të mbushur me ujë, e cila ka një membranë gjysmë të përshkueshme. Kur rrezet e diellit godasin kapsulën, ato nxehin ujin, duke shkaktuar avullimin e tij përmes membranës.

Lexo edhe:Çmimet e vajit të ullirit janë në rrugën e përgjysmimit, thotë prodhuesi më i madh në botë!

Kjo krijon një efekt vakumi që tërheq CO2 nga ajri brenda kapsulës. Brenda saj, gjethja artificiale përdor dritën e diellit për të kthyer CO2 në monoksid karboni (CO) dhe oksigjen (O2). CO mund të përdoret për të krijuar karburante sintetike, ndërsa O2 mund të lirohet përsëri në ajër. Studiuesit pretendojnë se gjethet e tyre artificiale do të jenë 10 herë më efikase se gjethet natyrale në konvertimin e CO2 në karburant, duke ofruar një zgjidhje të mundshme për uljen e gazrave serë dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme.

BB

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0