Summer Camp, kampi ku ndërthuren së bashku argëtimi, kreativiteti, ICT, robotika, sporti dhe natyra - Business Magazine Albania

Summer Camp, kampi ku ndërthuren së bashku argëtimi, kreativiteti, ICT, robotika, sporti dhe natyra


Albanian ICT Academy organizon kampin e parë veror në Shqipëri ku ndërthuren së bashku lojrat, kreativiteti, ICT, robotika, sporti, natyra dhe shumë aktivitete të tjera edukuese. 

Vera po afron bashkë me të edhe pushimet verore. Jepuni mundësi fëmijëve tuaj të kalojnë pushimet më argëtuese në grup në kampin veror 10 ditor.

Duke u nisur nga 12 Qershori, fëmijët do të kenë mundësi të argëtohen, bashkëpunojnë dhe mësojnë më tepër me anë të: lojrave, kreativitetit, ICT, sporteve, argëtimit në natyrë, vizitave në muzeume historike dhe shumë vende interesante dhe edukuese.

Kampi fillon në 12 Qershor dhe mirëpret çdo fëmijë të moshës 7-15 vjeç.

Nxitoni të regjistroheni, sepse numri i fëmijëve është i limituar. Të interesuarit duhet të regjistrohen duke plotësuar formën online këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0