Njihuni me trendet dixhitale, të cilat do të dominojnë në 2025-ën - Business Magazine Albania

Njihuni me trendet dixhitale, të cilat do të dominojnë në 2025-ën

Trend

Nga Klareta Çumani, Eksperte Marketingu

Ndërsa i afrohemi vitit 2025 marketingu dixhital vijon të evoluojë, duke ofruar mundësi dhe sfida të reja për markat dhe ofruesit e shërbimeve. Më poshtë kemi renditur tendencat kryesore që pritet të dominojnë tregun global:

 

trende

 

Ekonomia e Krijuesve në Rritje

Partneritetet midis markave dhe krijuesve të kontentit, ku produktet integrohen natyrshëm në përmbajtje, do të vazhdojnë të rrisin autenticitetin dhe angazhimin e audiencës.

Dominimi i Videove

Video do të mbetet kontenti më i konsumuar në rrjetet sociale. Platformat si TikTok, Facebook, Instagram apo YouTube po i japin prioritet përmbajtjes së shkurtër. Gjatë vitit 2025, pritet të kemi video me sekuenca apo përmbajtje më të gjata, duke ofruar më shumë mundësi për përmbajtje kreative apo storytelling. Meqenëse lodhja nga abonimet e shumta mujore po rritet, konsumatorët pritet të kthehen drejt kontentit me reklama.

Teknologjitë Immersive në Qendër të Vëmendjes

Teknologjitë imersive, si realiteti virtual, po ofrojnë mënyra inovative për të angazhuar audiencat dhe po revolucionarizojnë mënyrën se si markat lidhen me audiencën. Ndërkohë, kompani si Netflix planifikojnë dyqane pop-up interaktive, ku mund të kemi më shumë përvoja gjithëpërshirëse.

 

Lexo edhe: 4 mentalitete që i duhen ekipit tuaj për një transformim dixhital të suksesshëm

 

Rritja e Asistentëve Personalë të Bazuar në Inteligjencë Artificiale

Viti 2025 mund të shënojë një hap të rëndësishëm në inteligjencën artificiale me përdorimin e  asistentëve personalë, të cilët kuptojnë gjuhën natyrale dhe kryejnë detyra komplekse. Kjo do të ndryshojë industritë, pasi do të rrisë produktivitetin si edhe do të përmirësojë shërbimin ndaj klientit.

Lëvizja e DE-Influencing dhe Konsumi i Qëndrueshëm

Trendi i “DE-influencing” po nxit konsumimin e kujdesshëm dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Markat pritet të theksojnë vlerën e produktit dhe të nxisin vendime blerjeje të informuara dhe të mirëmenduara.

Si po i përqafojnë markat edhe kompanitë trendet dixhitale lokalisht gjatë 2024?

Ndërkohë, që jemi ende në vitin 2024,videot vijojnë të dominojnë, si forma e kontentit më e konsumuar në rrjetet sociale.Përpos reklamave tradicionale, bizneset dhe markat po investojnë në krijimin e përmbajtjes origjinale për rrjetet sociale ku janë prezent, duke u përshtatur  me ndryshimet e algoritmeve të platformave si TikTok, Instagram duke përqendruar vëmendjen në formate të reja.

Gjithashtu, teknologjitë e avancuara si realiteti virtual (VR) dhe realiteti i shtuar (AR) po ofrojnë mundësi të reja për video reklamuese inovative. Nga ana tjetër videot edukative të realizuara nga kompanitë apo markat synojnë të informojnë klientët potenciale rreth produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë.

Teknologjitë e reja si videoja, realiteti virtual dhe inteligjenca artificiale pritet të dominojnë gjatë 2025. Ndërkohë, një ndryshim i rëndësishëm në sjelljet e konsumatorit, i nxitur nga trendi i ‘DE-influencing’, do të kërkojë që bizneset të adaptohen me praktika më të qëndrueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0