Po mbahet në Tiranë panairi i tretë i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë - Business Magazine Albania

Po mbahet në Tiranë panairi i tretë i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë

Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë bëri bashkë sipërmarrje të ndryshme në fushën e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe eficiencës së enegjisë.

Në një event dy ditor, kompanitë kanë mundësi të ndajnë inovacionet dhe produktet e shërbimet e reja dhe njëkohësisht të mund të ndërtojnë marrëveshje të reja bashkëpunimi.

Në ceremoninë e hapjes, Enejda Sheku CEO e Iceberg Exhibitions dhe Iceberg Communication thekoi se, “fokusi i këtij panairi është të mbledhë profesionistë, ekspertë të sektorëve të energjisë dhe ndërtimit për të ndarë eksperiencën, zhvillimet më të fundit nga teknologjia, pa e larguar vëmendjen nga ekonomia e gjelbër dhe qarkulluese”.

Zëvendës Ministri I Inftrastrukturës dhe Energjisë theksoi gjatë fjalës së tij se në 5 vitet e ardhshme, objektivi i të gjitha politikave të prodhimit të energjisë është eficienca.

Dhjetëra kompani të pranishme po ndërtojnë bashkëpunime të reja me aktorë kryesorë në energji, mbrojtje mjedisore dhe ndërtimin efikas.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi theksoi se shumë nisma të ndërmarra në fushën e energjisë green, dhe prodhimit të energjisë, duke theksuar instalimin e paneleve diellorë në disa mjedise publike, si dhe incentivimin e politikave progreen.

Disa nga panelet më të rëndësishme të ditës së parë trajtuan rritjen e prodhimit të energjisë së rinovueshme për një të ardhme më të qëndrueshme të vendit, implementimin e axhendës green në Shëipëri, etj.

Disa nga komanitë pjesëmarrëse në panair janë Longi-Global Power, Vega  Group, Opam Building, Meps Albania, Tekno Fire, M SORA , EZ5 energy, SunËave Albania, Solaron, Cosmogral, Chintalbania, Elite Engineering Studio, Albesol, Victaulic,  Shimaj Solar Poëer, Entrenovuhub etc.

Mbështetësit kryesorë të këtij panairi janë: Longi- Global Poëer, VEGA Group, INTESA SANPAOLO BANK, VEGA CHARGING, Meps Albania, Vicatulic, Pam Building, ProCredit Bank dhe OSHEE.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0