Amazon përdorë inteligjencën artificiale për t’i gjetur kritikat dhe vlerësimet e rreme - Business Magazine Albania

Amazon përdorë inteligjencën artificiale për t’i gjetur kritikat dhe vlerësimet e rreme

Amazon ka bërë të ditur se po e përdor teknologjinë më të fundit të inteligjencës artificiale për të zbuluar kritikat e rreme dhe për t’i identifikuar komentet, të cilat nuk janë të vërteta.

Gjigandi i teknologjisë është përballur me “agjentët” e vlerësimeve të rreme, të cilët janë problem i madh për faqen e tij të blerjeve.

Amazon ka investuar në modelet e “machine learning”, të cilat analizojnë mijëra pika të të dhënave dhe e ndihmojnë kompaninë të detektojë sjellje jo të zakonshme, raporton BBC.

Agjentët e vlerësimeve të rreme përdorin platforma të palëve të treta, duke përfshirë rrjetet sociale dhe shërbimet e mesazheve të koduara, për të blerë, shitur dhe të bëjnë kritika të rreme.

Vlerësimet e rreme mund t’i shtyjnë klientët të marrin vendime për blerjen, për shembull të një laptopi ose një lodre për fëmijë, bazuar në atë që ata besojnë se janë reagime të vërteta nga blerësit e tjerë, kur në realitet dikush është paguar për të shkruar një koment për të rritur vlerësimet e një shitësi ose për të minuar një firmë rivale.

Ato nuk janë gjithmonë të lehta për t’u dalluar, megjithëse informacioni i përgjithshëm ose një përqindje shumë e lartë e vlerësimeve me pesë yje mund të jetë një ndihmesë në zbulimin e tyre.

Në vitin 2022, Amazon zbuloi mbi 23,000 grupe të rrjeteve sociale, me mbi 46 milionë anëtarë dhe ndjekës, të cilët shkruanin vlerësime të rreme.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0