Marketingu digjital ka marrë një rol kyç në bizneset shqiptare, sepse mbi 80% e klientëve fillimisht bëjnë kërkime online para çdo blerjeje. Edhe kur blejnë në dyqane fizike, impulsi dhe motivimi i tyre shpesh lind nga interneti dhe rrjetet sociale. Por shumë biznese ende nuk arrijnë rezultate të dëshiruara, duke humbur klientë dhe mundësi të mëdha.
Për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi, Renato Civili, drejtori ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Digital Academy Albania, ka shkruar librin “Strategjia Fituese”, një udhëzues praktik në 10 hapa për të rritur shitjet, biznesin dhe ndikimin e brendit tuaj. Libri është krijuar për sipërmarrës, menaxherë dhe profesionistë të marketingut që synojnë të përdorin fuqinë e platformave digjitale në mënyrë strategjike.
Libri ndahet në tre pjesë:
Mendësia. Për t’i mësuar lexuesit të mendojnë si marketerët më të suksesshëm.
Strategjia. Ku prezantohen 10 hapat kryesorë për të ndërtuar dhe zbatuar një strategji digjitale.
Transformimi. Në këtë pjesë tregohen mjetet dhe teknikat për të fuqizuar punonjësit dhe klientët si ambasadorë të markës. Çdo hap shoqërohet me shembuj konkretë, figura dhe sfida praktike për t’u zbatuar menjëherë në biznes.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto