13- Vjeçari nga Elbasani krijon një podcast - Business Magazine Albania

13- Vjeçari nga Elbasani krijon një podcast

Antonio Lushi, është 13 vjeç, jeton në qytetin e Elbasanit dhe studion në shkollen “Sulë Harri”.Pasioni i tij është gazetaria.Ky pasion ka lindur  rreth moshës 5-6 vjeçare.Ishte një fëmijë që i dashuronte  kamerat mikrofonin mediat e gjithçka  që kishte lidhje me televizionin.

Ai  kur ka aktivitete “rremben” mikrofonin dhe jap informacion për ngjarjet që ndodhin në qytet ne kohë reale dhe live me pajisjen e tij  celular!

Por gjithmonë donte të ishte  më pranë  medias dhe ne moshen 10 vjeçare me erdhi ide për një podcast, por nuk po gjente motivimin e duhur për ta nisur,vetëm kur vjen ftesa për një intervistë me nje gazetare  te qytetit në Elbasan, dhe kur hyri në studio tha:  ” E gjeta motivimin e 1 javë me pas lancoi podkastin “Shqipëria Dëgjon” ne dy platforma facebook dhe youtube!

Antonio kush je ti për ata që nuk të njohin ?

Unë jam Antonio Lushi. 13 vjeç, lindur dhe rritur në Elbasan. Studioj në shkollën “Sul Harri” dhe kam pasion Gazetarinë.

Kur lindi pasioni për gazetarinë?

Pasioni im për gazetarinë ka lindur qëkur isha i vogël. Gjithmonë e doja kameran, median, mikrofonin dhe doja të bëja intervista të ndryshme për aktivitete që ndodhin në qytet dhe jo vetëm. Më pas, mendova pse mos të kem diçka timen për t’i bërë këto intervista. Unë sot kam një podcast kur bëj intervista shumë të bukura me personazhe të njohur elbasanas dhe jo vetëm, dhe besoj në këtë mënyrë e kam vendosur ç’do të bëhem në karrierën time.

Cilat janë ëndrrat e tua ?

Ëndrrat e mia janë të shumta. Për t’u bëre gazetar ose kirurg. Kur të rritem do ta vendos çfarë do të bëhem. Por fillimisht uroj mirëqenie dhe shëndet tek unë dhe tek familja ime.

Çfarë vendi zë familja në këtë rrugëtim?

Familja ime ka qenë ajo që më ka mbështetur shumë në çdo gjë që doja të realizoja. Në ëndrrat e mia, ata janë krahu ku unë mbështetem. Kur isha i vogël dhe u tregoja pasionin për gazetrinë, me thonin “je akoma i vogël, do të kalojë”. Tani e shohin si diçka më të sigurtë se kam dhënë intervista të ndryshme, kam Podcastin, ata thonë zgjidh çfarë të duash kirurgjinë ose gazetarinë, rëndësi ka te jesh i lumtur personalisht dhe profesionalisht.

A je i lumtur për arritjet e tua ?

Sigurisht që ndihem i lumtur me ëndrrat e mia sepse po realizoj ato që dua. “Duhet të punosh shumë në të tashmen, që të kesh një jetë të mirë në të ardhmen”, kjo është motoja që ndjek çdo ditë.

Cili ka qenë personazhi i parë që keni intervistuar?

Personazhi i parë që kam intervistuar në Podcastin tim ka qenë Said Duleviç, nje këshilltar mbi teknilogjinë dhe një graphic designer shumë i mirë, që jep këshilla ku me i shohim çdo ditë më rrjetet sociale.

Nëse jeta do ishte një film si do e përshkruaje?

Nëse jeta do ishte një film, do t’i vija një titull “Lumturi, Parajsë dhe Lule”. Unë mendoj se nuk ka diçka më të bukur se të kesh atë shpatullën ku të mbeshtetesh gjithmonë, të kesh pasionin për ta bërë çdo ditë punën me energji dhe pozitivitet. Kjo është për mua jeta perfekte.

A mund të na dërgosh një ditë në rutinën tënde ?

Rutina ngjan pak si rutinë të rriturish dhe si rutinë fëmije. Zgjohem, ha mëngjesin, nisëm për në shkollë, më pas kur vij në shtëpi ha, fle dhe bëj detyrat. Lexoj libra artistikë, por edhe ato shkollorë. Luaj dhe lexoj në teknologji edhe për të mësuar gjëra të reja. Më pas vjen orari për gjumë.

Gjatë verës kam më shumë kohë për tu marrë me pasionin tim. Merrem me podcastin e redaktoj, e bëj atë diçka sa më të mirë dhe për ta bërë atë sa më afër publikut. Këtë verë kam edhe disa projekte shumë të bukura.

Asnjëherë një njeri nuk mund të jetë i lumtur deri në 10, sepse askush nuk është i lumtur maksimalisht. Në rrugë ka shumë pengesa, nuk të duan të gjithë për atë qe bën. Por ama ka shpatulla ku t’i mbështet kokën, ke krahun e djathe ku gjen mbështjen që të duhet. Duhet të ecesh përpara. Lumturia e vërtetë gjendet vetëm brenda familjes, tek shoqëria e vërtetë dhe tek pasion yt.

A ke një mesazh për të gjithë fëmijët e tjerë ?

Mesazhi im për të gjithë fëmijët është: tregoni talentet tuaja dhe ndiqni ëmdrrat tuaja. Dikur kur doja të nxirrja podcastin tim nuk po gjeja motivimin e duhur. Një tv lokal në Elbasan më ftoi dhe pashë që publiku më do. Një javë më pas fillova poscastin dhe jam shumë lumtur për këtë zgjedhje që bëra.

Dhe dua t’u them të gjithëve: mos nguronu t’i ndiqni pasionet tuaja këtu. Sepse Shqipëria është vendi i parë që do ju hapë dyert për të zhvilluar pasionet tuaja.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0