Nga pasioni tek udhëtimet tek sipërmarrja në Arabi, njihuni me Kuksianin Isa Krasniqi - Business Magazine Albania

Nga pasioni tek udhëtimet tek sipërmarrja në Arabi, njihuni me Kuksianin Isa Krasniqi

Isa Krasniqi ka udhëhequr grupe turistike në Ballkan, pasuar nga një eksperiencë drejt Gjirit Persik. Udhetimi i tij i parë familjar në vitin 2008 në Turqi shënoi një kthesë në jetën e tij, duke e bërë udhëtimin një pjesë të pandarë të identitetit të tij. Studimet e tij në fakultetin e ekonomisë, me fokus në turizëm dhe një fakultet tjetër në gjuhë arabe në Sudan, pasqyrojnë pasionin dhe synimet e tij për të kuptuar thellësinë dhe potencialin e industrisë së turizmit. Isai, i lindur në Kukës ka kaluar vite të vështira, por sot jep kontribut në botën e turizmit dhe biznesit në Shqipëri, si dhe  në zhvillimin e vendit, duke promovuar pasurinë kulturore dhe historike të tij.Kur ka zënë fill pasioni juaj për turizmin dhe eksplorimin e vendeve të ndryshme?
Isa Krasniqi: Pasioni për turizmin dhe dëshira për të eksploruar vende të reja nisi që në vitin 2014, kur isha pjesë e forcareve detare dhe ajrore turke. Kjo periudhë e fillimit më dha mundësinë të udhëhiqja grupet me guida në Ballkan, duke ndarë pasionin tim për historinë dhe kulturën e kësaj zone. Pas një eksperience të pasur në këtë drejtim, rrugëtimi vazhdoi drejt Gjirit Persik për të njohur thellësisht zakonet dhe bukuritë e atij rajoni. Këto udhëtime dhe eksperienca kanë formuar thelbin e pasionit tim për turizmin dhe eksplorimin e vendeve të ndryshme  dhe më kanë ndihmuar të kuptoj se çdo destinacion është një histori e veçantë dhe një aventurë unike që pres për të zbuluar.

Cili ka qenë udhëtimi juaj i parë familjar?
Isa Krasniqi: Udhetimi im i parë familjar ka ndodhur në vitin 2008, kur zgjodha Turqinë si destinacion. Ky udhëtim shënoi fillimin e një epoke të re në jetën time, ku pasioni për të udhëtuar u bë një pjesë e pandarë e identitetit tim. Udhëtimet për mua janë si një dritare që hapet për të zbuluar kulturën dhe historinë e vendeve të ndryshme, me përjashtim të atyre që përballen me fobinë e avionit.  Për mua, udhëtimet janë më shumë se thjesht një mënyrë e shkëmbimit fizik të vendeve. Ato janë si një dritare magjike që hapet, duke më lejuar të zhytem në thellësinë e kulturës dhe historisë së çdo destinacioni që zgjedh të eksploroj. Në këtë udhëtim të veçantë në Turqi, çdo kënd i vendit ka shpalosur historinë dhe trashëgiminë e tij në mënyrë të veçantë, duke lënë gjurmat e një eksperience të paharrueshme në zemrën time.
Si ka qenë eksperienca e një shqiptari në Afrikë?
Isa Krasniqi: Edhe pse ishim një grup i vogël shqiptarësh u integruam  mirë në kulturën dhe shoqërinë afrikane. Studimet në Afrikë ofruan një përvojë të pasur, si nga njohja me realitetin e tyre, ashtu edhe nga ndërveprimi në rrjetin e tyre akademik dhe profesional. Në kthimin nga Afrika në Shqipëri, përfitova shumë nga kjo përvojë, duke ndihmuar në kontributin tim për të bërë Shqipërinë një destinacion më të njohur dhe tërheqës.

Pse vendosët të ktheheshit nga Afrika në Shqipëri?
Isa Krasniqi: Kthimi im nga Afrika në Shqipëri ishte një rrugë e vendosur pas përfundimit të studimeve. Pas mbylljes së fakultetit, e vlerësova se ishte momenti të rikthehesha në vendin tim, duke iu përkushtuar dhe kontribuar në zhvillimin e kësaj toke. Synova të ndikoj në krijimin e një imazhi pozitiv për Shqipërinë dhe të shpërndaj njohuritë dhe përvojat e mia për të kontribuar në sfidat dhe potencialet e vendit tim.
Ju jeni me origjinë nga Kukësi, si kanë qenë vitet tuaja në atë zonë të bukur të Shqipërisë?
Isa Krasniqi: Unë kam lindur në një qytet të bukur si Kukësi dhe kemi kaluar momente shumë të vështira e megjithatë kujtimet janë të bukura. Sot Kukësi është kthyer në një atraksion turistik, që preferohet thuajse nga të gjithë.
A mund të kuptojmë prej udhëtarëve se cili është qyteti i preferuar i turistëve?
Isa Krasniqi: Qyteti që preferojnë më tepër është Tirana. Ky qytet i ofron të gjitha dhe normalisht që është kthyer në një epiqendër turistike. Së fundmi Tirana ka marrë formën e saj me një natyrë dhe infrastrukturë të mirë . albanian.cri.cn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0