Meta ka gjetur një burim të ri për të trajnuar modelet e saj të inteligjencës artificiale: vetë punonjësit. Kompania planifikon të përdorë të dhëna të mbledhura nga lëvizjet e mausit dhe shtypjet në tastierë të stafit, si pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar AI më të avancuar dhe më efikase.
Sipas një raportimi fillestar nga Reuters, kjo tregon deri ku janë të gatshme të shkojnë kompanitë e teknologjisë për të siguruar të dhëna të reja trajnimi, elementi kryesor që u mundëson modeleve të AI të mësojnë dhe të përmirësojnë mënyrën se si kryejnë detyra dhe u përgjigjen përdoruesve.
Lexoe dhe:Dita e Tokës 2026, ekonomia e gjelbër nuk është më zgjedhje, por kusht!
Në një reagim për TechCrunch, një zëdhënës i Meta-s shpjegoi se, nëse kompania synon të krijojë asistentë që ndihmojnë njerëzit në përdorimin e përditshëm të kompjuterit, atëherë modelet kanë nevojë për shembuj realë të sjelljes së përdoruesve. Këtu përfshihen veprime si lëvizja e mausit, klikimi mbi butona apo navigimi në menu të ndryshme. Për këtë arsye, kompania po zhvillon një mjet të brendshëm që regjistron këto ndërveprime në disa aplikacione të caktuara. Sipas saj, ekzistojnë masa mbrojtëse për të ruajtur përmbajtjen sensitive dhe këto të dhëna nuk përdoren për qëllime të tjera.
Megjithatë, kjo praktikë nxjerr në pah një dimension shqetësues për privatësinë në industrinë e inteligjencës artificiale. Kohët e fundit është raportuar gjithashtu se startup-e të vjetra po shfrytëzohen për arkivat e tyre të komunikimit të brendshëm, si mesazhet në Slack apo dokumentet në Jira, të cilat po përdoren si materiale për trajnim të AI.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto