Biznesi i medias arrin rekorde financiare - Business Magazine Albania

Biznesi i medias arrin rekorde financiare

Mes konkurrencës nga interneti e rrjetet sociale e tkurrjes së buxheteve të reklamave si rrjedhojë e ngadalësimit ekonomik, biznesi i mediave po arrin të rritet vit pas viti.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se “Aktiviteti i publikimeve dhe prodhimeve të programeve” arriti në vitin 2022 në 7.6 miliardë lekë, ose rreth 72 milionë euro. Ky është niveli më i lartë i të ardhurave që është regjistruar ndonjëherë nga mediat në vend. Në krahasim me një vit më parë, qarkullimi vjetor i këtij segmenti është rritur me rreth 12%.

Burimi kryesor i të ardhurave të këtij segmenti janë shpenzimet për reklama që kryejnë bizneset e ndryshme.

Aktiviteti i publikimeve dhe prodhimeve të programeve punësoi gati 2500 persona në 2022, me një rritje minimale prej 4.5%.

Tregun e dominojnë televizionet

Të dhëna të tjera të përpunuara nga Monitor nga të ardhurat e deklaruara nga mediat kryesore në vend tregojnë se tregun e dominojnë televizionet e mëdha. Për 10 televizionet që kanë raportuar të dhënat, totali i të ardhurave në 2022 ishte 5.6 miliardë lekë (rreth 52 milionë euro), me një tkurrje prej 4.6% me bazë vjetore.

Televizionet gjenerojnë në këtë mënyrë rreth 72% të të ardhurave të aktivitetit të publikimeve dhe prodhimeve të programeve. Pjesa tjetër shkon për median e shkruar, atë online, radion.

Në segmentin e televizioneve, Klan dhe Top Channel vijojnë të dominojnë, me mbi 60% të totalit të qarkullimit dhe janë të vetmit që raportojnë nivele xhirosh nga 12-18 milionë euro. Për operatorët e tjerë kufiri maksimal është rreth 4 milionë euro.
Lexo: Kampionati Kombëtar i Rafting mbyll edicionin e shtatë

“TV Klan” ka vijuar të jetë operatori më i madh televiziv në vend, sipas të ardhurave, duke raportuar një qarkullim vjetor prej gati 2.1 miliardë lekësh në 2022-n, me një rritje të lehtë prej 1.4% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave zyrtare të bilancit.

“Top Channel” ka mbajtur sërish vendin e dytë, me të ardhura totale prej 1.44 miliardë lekësh. Në krahasim me një vit më parë, ky televizion ka shënuar një tkurrje të të ardhurave me 9%.

“Vizion Plus” është ringjitur në vendin e tretë, pasi në 2021 zbriti në të katërtin. Të ardhurat e tij ishin 436 milionë lekë, me një zgjerim prej 20.4%, duke pasur ecurinë më të mirë në këtë segment.

“TV A 2” zbriti në vendin e katërt nga i treti që ishte një vit më parë. Të ardhurat u rritën me 6% në 414 milionë lekë.

“News 24” ka raportuar rënie të të ardhurave me 12.9%, në 347 milionë lekë.

“ABC News” shënoi tkurrje me 14.5% të qarkullimit vjetor, duke zbritur në 346.7 milionë.

“Euronews”, deklaroi të ardhura prej 216 milionë lekësh (-24%).

“Syri TV” ishte televizioni i vetëm informativ që deklaroi rritje të të ardhurave me 15% në 145 milionë lekë, por rezulton me humbje.

Çipa: Shtohen 10 portale çdo tre muaj

INSTAT raporton se në 2022, në krahasim me vitin 2011, numri i ndërmarrjeve në Aktivitete të publikimeve dhe prodhimeve të programeve është dhjetëfishuar duke arritur në 552. Rritja ishte e shpejtë që pas vitit 2011, si rrjedhojë e zgjerimit të medias online. Hapja e një portali ishte e lehtë, pasi kërkonte investime minimale.

Numri i tyre është rritur me shpejtësi dhe dy vitet e fundit. Aleksandër Çipa, kreu i Shoqatës së gazetarëve tha për Monitor se aktualisht numri i portaleve në vend ka arritur në 748. “Çdo tre muaj hapen minimalisht 10 të reja”, pohon ai. Një pjesë e tyre janë regjistruar si OJF, të tjera si biznes në media, por ka dhe të paregjistruara.

Ndonëse tregu i reklamave është i ulët, numri i portaleve vijon të rritet. Çipa thotë se një pjesë e tyre kanë mbështetje shpesh të panjohura financiare. monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0