Nevojë emergjente për punonjës në sektorin e turizmit. Rishikohen pagat - Business Magazine Albania

Nevojë emergjente për punonjës në sektorin e turizmit. Rishikohen pagat

Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek ata me kualifikim të lartë për sektorin e turizmit e ka vendosur këtë të fundit në një presion të vazhdueshëm për të rishikuar pagat.

Vetëm vitin e shkuar paga mesatare për efekt kontributesh në sektorin e turizmit është rritur me 23 për qind, të paktën kështu rezulton nga një analizë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për shifrat e 2023-it.

I njëjti raport analizon edhe efektin që ka pasur rekordi turistik i vendit ku vihet re rritje e numrit të subjekteve në raport me 2022-in, më shumë të punësuar si dhe rritje e Tatimit mbi të Ardhurat Personale.

Referuar xhiros nga fiskalizimi për të gjithë NIPT-et e popullatës se turizmit, për muajin Gusht 2023 kanë rezultuar me rritje të xhiros me 7%. Ndërsa për tatimpaguesit që rezultojnë në të dy vitet rrija e xhiros është rreth 6%. Nga krahasimi i listë pagesave të periudhës 2023 – 2022 si listë pagesa e fundit totale për popullatën e tatimpaguesve të sektorit turistik rezultojnë këto të dhëna: – Rritje në numrin e tatimpaguesve me +12% krahasuar me të njëjtën periudhe një vit m parë dhe nje rritje me vetem +2% të numrit të punonjësve; – Rritja në pagën mesatare për kontribute është +23%; – Rritje e TAP me + 33%” thuhet në raport.
Lexo: Popeyes® vjen në Kosovë. Së shpejti në Shqipëri?

Sipas raportit që në fillim të vitit Tatimet kishin një plan për turizmin në bazë të analizës së riskut në bazë të të cilës ishin elementë si: turizëm pa fatura për periudhe 1 javore 50, rënie Xhiro krahasim mujor, më pak se 7 punonjës pa përgjegjësi TVSH-je, subjekte përgjegjësi tatimore por me rënie qarkullimi nga java në javë më shume se me 10% si dhe një sërë elementësh të ngjashëm.

Teksa në njërën anë si emergjencë për sektorin e turizmit edhe këtë vit është nevoja për punonjës kur flukset e vizitorëve pritet të rriten në anën tjetër qeveria ka deklaruar se do të ketë një qasje më të ashpër ndaj informalitetit dhe evazionit.

Vetë kreu i qeverisë Rama në disa dalje publike ka nënvizuar se net qëndrimet në struktura nuk përputhen me zhvillimet në sektor ku numri i hyrjeve në fund të dhjetorit 2023 ishte 10.15 milionë turistë duke nënkuptuar se ka nëndeklarim.Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0