Popeyes® vjen në Kosovë. Së shpejti në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Popeyes® vjen në Kosovë. Së shpejti në Shqipëri?

Sot, marka Popeyes® dhe Global Foods LLC, pjesë e kompanisë Balkan Foods – përfaqësues i brendit Burger King® Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Bosne e Hercegovinë dhe Bullgari njoftojnë arritjen e një marrëveshjeje për të zhvilluar markën Popeyes® në Kosovë këtë vit, për të vazhduar në Shqipëri, Mal të Zi, dhe Bosjne e Hercegovinë në vitet në vazhdim.

E themeluar në New Orleans në vitin 1972, Popeyes®  ka më shumë se 50 vjet histori dhe traditë kulinare duke përfshirë profilet e shijes Cajun dhe Creole. Popeyes®  dallohet me një menu unike të stilit të New Orleans-it, të zhvilluar nga një ekip i brendshëm i kuzhinierëve të trajnuar profesionalisht.

Pula e famshme Popeyes®  është e përgatitur e freskët, e marinuar për të paktën 12 orë duke përdorur erëza të veçanta dhe e gatuar ngadalë deri në përsosmëri. Adhuruesit e pulës shumë shpejt do ta kenë rastin të provojnë produkte të menusë me famë botërore, përfshirë këtu produktin kyç Chicken Sandwich, i cili është shpallur si produkti më i suksesshëm kur është lansuar në 2019 në SHBA.

Ne jemi entuziastë që po sjellim pulën ikonike të Luizianës Popeyes®   për klientët në Kosovë dhe Shqipëri. Jemi të bindur që Global Foods, pjesë e kompanisë Balkan Foods, zhvilluesi ynë ekskluziv afatgjatë, do të zhvillojë dhe operojë me sukses markën në këto vende,” tha Thiago Santelmo, president i International, Restaurant Brands International, kompania mëmë e markës Popeyes®. “Ne jemi krenarë që shohim Popeyes® duke vazhduar të zgjerohet në Evropë dhe në mbarë botën, me synimin për t’u bërë brendi më i dashur i pulave në botë.”

Lexo: Hapen thirrjet për “Youth Tourism Hub”

“Jemi shumë krenarë për të udhëhequr lansimin e Popeyes® në Kosovë. Është një markë ikonë e tregut të pulës dhe jemi plotësisht të përkushtuar për suksesin e saj në Kosovë dhe më gjerë,” tha Shkumbin Muçolli, drejtor ekzekutiv i Balkan Foods. “Kompania jonë shkëlqen në menaxhimin e brendeve të njohura, kështu që ne kemi një mundësi të shkëlqyer biznesi përpara nesh, e cila do të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës dhe do të diversifikojë tregun e shërbimit të shpejtë në Ballkan”. Ai inkurajoi të gjithë të interesuarit, që në ditët në vijim të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij brendi të njohur, ku si vlerë të veçantë potencoi mundësitë e zhvillimit profesional.

Kompania Global Foods, pjese e kompanisë Balkan Foods, është e përkushtuar t’u ofrojë klientëve një përvojë të shkëlqyer dixhitale, duke përdorur personalizimin dhe kanalet më të fundit të shërbimit në mënyrë që klientët të përjetojnë shërbimin ikonik mikpritës, që është karakteristikë e brendit.

Popeyes® është një nga markat më të mëdha në botë të restoranteve të shërbimit të shpejtë të pulave me mbi 4,300 restorante në mbi 35 vende të botës. Kjo marrëveshje shënon një vazhdimësi të planit të zgjerimit të Popeyes®  në Evropë, me restorantet Popeyes®  tashmë të pranishme në Spanjë, Zvicër, Mbretëri të Bashkuar, Rumani, Francë dhe së fundmi në Poloni dhe Republikën Çeke.

Restoranti i parë Popeyes®  në Kosovë është planifikuar të hapet në gjysmën e dytë të këtij viti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0