Çfarë do të thotë rritja e së djathtës ekstreme për ekonominë europiane? - Business Magazine Albania

Çfarë do të thotë rritja e së djathtës ekstreme për ekonominë europiane?

Fituesi i zgjedhjeve evropiane ishte e djathta ekstreme, por jo plotësisht. Parashikimi pesimist i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) se dy partitë evropiane të ekstremit të djathtë do të zënë së bashku 25% të vendeve në Parlamentin Evropian, nuk u realizua. Sipas The Guardian, ky ishte një nga sondazhet më të njohura parazgjedhore, që merrte parasysh ngritjen e së djathtës ekstreme si në zgjedhjet evropiane të 2014-ës ashtu edhe të 2019-ës. Rezultatet e fundit treguan se Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR) të kryeministres italiane Giorgia Meloni fituan 4 vende të reja, duke e çuar numrin e tyre në 73 dhe përqindjen e tyre në 10.14%.

Grupi Identiteti dhe Demokracia (I&D) i lideres franceze të “Tubimit Kombëtar” Marine Le Pen pa një rritje më të madhe, duke kaluar nga 49 në 58 vende, me rreth 8%.

Edhe pse forcat dominante të qendrës pro-evropiane kanë fituar shumicën në Parlamentin Evropian, presioni nga e djathta ekstreme është në rritje.

Përjashtuar faktin se shumica e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, Partisë Social Demokrate (S&D), Renew Europe dhe të Gjelbërit, që së bashku mbledhin 63%, nuk mund të konsiderohet plotësisht centriste.

Sidomos kur EPP mban komunikime të hapura me ECR-në dhe presidentja në largim e Komisionit, Ursula von der Leyen, ka pasur mbështetjen e Giorgia Melonit në të kaluarën.

Meloni, e cila festoi fitoren e saj mbresëlënëse në Itali, ku “Frattelli D’Italia” doli si forca e parë me mbi 28% (nga 6.4% në zgjedhjet evropiane të mëparshme dhe 26% në zgjedhjet kombëtare), tha se është shumë herët për të vendosur nëse do të mbështesë von der Leyen për një mandat të dytë. Edhe pse qëndrimi i përbashkët për emigracionin, mbështetja për familjen tradicionale, theksi mbi autonominë e shteteve anëtare dhe madje edhe vënia në pikëpyetje e disa aspekteve të Marrëveshjes së Gjelbër bashkon partitë e ekstremit të djathtë, pozicionet e tyre financiare nuk janë domosdoshmërisht të njëjta. Siç vëren Philip Rathgeb, profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Edinburgut, një nga ndarjet e brendshme brenda partive të ekstremit të djathtë është opozita Veri-Jug: “Partitë e ekstremit të djathtë evropian janë të bashkuara në përpjekjet e tyre për të forcuar ekonominë vendase dhe për të rivendosur sovranitetin ekonomik kombëtar të secilit vend. Por është pikërisht kjo perspektivë nacionaliste që krijon ndarje mes tyre.

Lexo: Parfumi në vendin e punës: Një shqyrtim i nevojshëm për etikën dhe profesionalizmin

Në vendet më të prekura nga efektet ekonomike të multikrizës evropiane, kërkesa për një politikë fiskale më të relaksuar dhe për emetimin e eurobonove të përbashkëta për borxhin mund të jetë mjet për rivendosjen e sovranitetit ekonomik,” tha ai. Në artikullin e tij në revistën shkencore Intereconomics (Review of European Economic Policies), ai sjell shembullin e vendeve gjermanishtfolëse, ku partitë e ekstremit të djathtë kanë refuzuar emetimin e një eurobondi të përbashkët për borxhin.

Në të kundërt, partitë e ekstremit të djathtë në Evropën Jugore, veçanërisht në Francë, nuk e konsiderojnë borxhin publik si ndërhyrje të jashtme në sovranitetin kombëtar, por fajësojnë rregullat strikte fiskale të vendosura nga BE-ja.

Në këtë këndvështrim mund të themi se vendimi i Marine Le Pen për t’i dhënë një “karton të kuq” Alternativës për Gjermaninë nga koalicioni i ekstremit të djathtë “Identitet dhe Demokraci” nuk është vetëm për shkak të reflekseve të saj “antifashiste”, pas zbulimit se zyrtarët e AfD-së morën pjesë në një konferencë me neo-nazistët. Pas konflikteve ideologjike, e djathta ekstreme mbron të drejtat ekonomike të vendeve me koncepte tradicionale-konservatore, duke paraqitur si armiq ndonjëherë emigrantët dhe rrezikun e “islamizimit” (siç bëjnë Le Pen dhe Geert Wilders),ndonjëherë burokracinë e Brukselit, apo edhe marrëveshjen për klimën e gjelbër. Nga ana tjetër, ato u shërbejnë interesave të elitave ekonomike të çdo vendi, të cilat jo gjithmonë janë të njejta me njëra-tjetrën. Por nëse shpresa kryesore e partive demokratike-pro-europiane për të ruajtur primatin e tyre janë grindjet e brendshme të ekstremit të djathtë, kjo nuk është vetëm një shenjë e mire, jo për Evropën, por as për demokracinë.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0