Startup Grind Tirana, vendi i takimit të sipërmarrësve të ardhshëm - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana, vendi i takimit të sipërmarrësve të ardhshëm


Startup Grind është një komunitet global i startup-eve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe ndërlidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 250 qytete dhe 105 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, investitorë të suksesshëm të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme. Startup Grind mbështetet në nivel global nga Google for Entrepreneurs.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Vlerat e Startup Grind

  • Të bëjmë miq dhe jo thjesht kontakte.
  • Të japim përpara se të marrim.
  • Të ndihmojmë të tjerët përpara se të ndihmojmë veten.

Ekipi i Startup Grind Tirana

Startup Grind Tirana deri tani numëron 25 sipërmarrës të ftuar që kanë ndarë me ne historitë e tyre të suksesit dhe jo vetëm. Të ftuarit e Startup Grind kanë qenë nga fusha të ndryshme. Më poshtë po ju prezantojmë me ta.

Gentian Likaj – themelues dhe CEO i Communication Progress

Lexoni: Gentian Likaj në Startup Grind Tirana 

Linda Shomo – themeluese dhe CEO e Easypay Albania

Lexoni: Linda Shomo, CEO e EasyPay, folëse e “The key to success 2.0”

Alejtin Berisha – bashkë-themelues i iziSurvey.com

Lexoni: Aljetin Berisha në Startup Grind Tirana

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi – themeluesë të Ami Event

Lexoni: Amarda Toska & Ermal Mamaqi në Startup Grind Tirana

Ludovic Laventure – themelues i M-Pay

Lexoni: Ludovic Laventure në Startup Grind Tirana

Romeo Sherko – themelues dhe CEO i ikubINFO Ltd

Lexoni: Romeo Sherko në Startup Grind Tirana

Baybars Altuntas– sipërmarrës serial, investitor ëngjëll dhe lider i shumë kompanive globale përgjegjëse për projekte me karakter social.

Lexoni: Kush eshte Baybars Altuntaş? I ftuari special i Startup Grind Tirana

Klodian Allajbeu MD – bashkë-themelues dhe CEO i spitalit Amerikan

Lexoni: Klodian Allajbeu në Startup Grind Tirana

Avni Ponari – CEO i Sigal Uniqa Group Austria

Lexoni: I ftuari i Startup Grind Tirana, një kontribues i zhvillimit të ekonomisë shqiptare

Renis Tershana ka themeluar R&T Group, themelues i EDS Foundation, president i Albanian Federation of Aeronautics, themelues dhe drejtor i AirCadetsAlbania Foundation.

Lexoni: Shpallet lista e më të pasurve, ja cilët janë 10 shqiptarët që kryesojnë listën

Genci Likoskendaj themelues i CCS Computer & Copier Systems dhe bashkë-themelues i Tetra Solutions

Lexoni: Etika dhe morali në suksesin e një kompanie. Takim me sipërmarrësin Genci Likoskëndaj

Gazmend Haxhia, President i A.S.G Group, sipërmarrës, i cili ka themeluar rreth 11 kompani dhe aktualisht menaxhon 6 prej tyre.

Mërgim Cahani është themelues dhe CEO i Gjirafa, Inc (gjirafa.com), Motorri i kërkimit shqiptar si dhe bashkë-themelues i iziSurvey.

Lexoni: Mërgim Cahani në Startup Grind Tirana

Monika Farka është një sipërmarrëse me mbi 20 vjet eksperiencë në konsultim në Ballkan, themeluese e DYNAMICS PARTNERS

Julien Coustaury është partner manaxhimi i Fil Rouge Capital, bashkë-themelues dhe sipërmarrës rezident i ABC Accelerator në Slloveni.

Lexoni: Post Startup Grind me Julien Coustaury: “Jepni më të mirën, bëni maksimumin”

Dan Shechtman është profesor në shkencat materiale në Institutin e Teknologjisë në shtetin e Israelit, pjesë e departamentit të Laboratorit “Ames” të energjisë në SHBA dhe profesor i shkencave materiale në Universitetin e shtetit të Iowa në SHBA. Prof. Shechtman është vlerësuar në vitin 2011 me Çmimin Nobel në Kimi për zbulimin e “quasicrystals”.

Lexoni: Startup Grind Tirana mirëpret folësin e rradhës Prof. Dan Shechtman

Edi Demaj bashkëthemelues dhe COO i Rocket Fiber

Lexoni: Post Startup Grind, Edi Demaj: “Kam ardhur të t’a bëj jetën më të mirë. Nëqoftëse nuk beson, provo.”

Miranda Ademaj është CEO dhe themeluese e “Skënderbeg Alternative Investimet AG”.

Lexoni: Post Startup Grind me Miranda Ademaj: “Dashuroje atë që do të bësh.”

Ardit Gjebrea është një artist me një karrierë si këngëtar, kompozitor, prezantues, drejtues shfaqjesh dhe producent. Ai është themelues i studios muzikore “Jon Music”.

Lexoni: Post Startup Grind, Ardit Gjebrea: “Nuk Duhet Të Jesh Një Ndër… Ti Duhet Të Jesh Ti.”

Agron Shehaj është një prej sipërmarrësve novator më të suksesshëm në Shqipëri dhe më gjerë. Ai është themelues i disa prej kompanive të suksesshme brenda dhe jashtë vendit me fokus ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të marketingut online për tregjet europiane.

Lexoni: Post Startup Grind, Agron Shehaj: “Duhet Të Përqëndrohesh Më Shumë Tek Njerëzit Dhe Jo Tek Idea.”

Antonela Hako është bashkë-themeluese dhe qëndron në krye të departamentit të shitjes dhe marketingut në “Hako shpk”, një nga kompanitë më të mëdha të sallamit në Shqipëri dhe Rajon.

Lexoni: Post Startup Grind, Antonela Hako: “Të Rinjtë Duhet Ta Provojnë Këtu, Pasi Është Shumë E Lehtë Të Largohesh.”

Mirela Sula është botuese dhe kryeredaktore e revistës Global Woman dhe oraganizatorja e Samitit Global të Gruas.

Lexoni: Post Startup Grind Me Mirela Sula: “Nëse Ka Një Mënyrë Për Të Fuqizuar Një Grua, Jepi Një Mikrofon.”

Kadri Morinaj e nisi rrugën e tij të sipërmarrjes në vitin 1990, kur ai filloi kompaninë e tij të parë “Euro-Alba”. Pas njëfarë kohe, ai kishte në pronësi një nga objektet më të famshme në Tiranë, Bar Restorant Piazza. Në vitin 2004, z Morinaj hyri në industrinë e sigurimeve, duke blerë “Dukagjini – Kompania e Sigurimeve” dhe në vitin 2006, ndryshoi emrin e saj duke e kthyer atë në “EUROSIG”, marka aktuale, e cila është një emër kryesor në industrinë e tanishme.

Lexoni: Post Startup Grind, Kadri Morina: “Në Jetë Nuk Duhet Të Jetë Ëndërr Paraja, Duhet Të Jetë Ëndërr Puna.”

Rafaela Rica është themeluese e Iceberg Communication, kompani lider për organizmin e evenimenteve dhe dekoreve sezonale në treg.

Lexoni: Post Startup Grind, Rafaela Rica: “Vlera Më E Rëndësishme E Një Kompanie Janë Njerëzit Që Punojnë Në Të”

Armir Harris, themeluesi dhe CEO i Shofur, platforma më e madhe në Atlanta e rezervimit të autobusëve.

Lexoni: Post Startup Grind, Armir Harris: “Duhet Të Kesh Disiplinë, Të Punosh Shumë, Të Kesh Vullnet Dhe Ambicie Çdo Ditë.”

Për të parë videot me të ftuarit klikoni Këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0