Shpallet lista e më të pasurve, ja cilët janë 10 shqiptarët që kryesojnë listën - Business Magazine Albania

Shpallet lista e më të pasurve, ja cilët janë 10 shqiptarët që kryesojnë listën


E dini kush janë 10 njerëzit më të pasur të vendit më të varfër në Europë? Një pjesë e madhe e tyre janë pothuajse të panjohur për publikun, disave prej tyre nuk u gjen dot asnjë fotografi; por prej vitesh qëndrojnë në top-listën e sipërmarrësve me kapital dhe fitim më të madh. Në mesin e tyre është vetëm një grua dhe një deputet i Kuvendit, por ata kurrë nuk flasin për pasurinë e tyre, nuk bëjnë jetën e filantropit siç ndodh rëndom me milionerët në botë, por prapa kuintave ngrenë perandorinë e tyre të biznesit.

Instituti europian “Pashko”, një organizatë e ngritur mbi parimet e tregut të lirë dhe ideve liberale, ka publikuar së fundi listën e njerëzve më të pasur në vend për vitin 2016, duke vijuar traditën e mëparshme të këtyre studimeve. Listimi bazohet në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKB. Si rezultat i kësaj analize, konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit si më poshtë:

  1.  Samir Mane
  2.  Shefqet Kastrati
  3.  Vasil Naçi
  4.  Behar Çukaj
  5.  Tom Doshi
  6.  Rrok Gjoka
  7.  Grigor Joti
  8.  Idajet Ismailaj
  9.  Vilma Nushi
  10.  Pëllumb Salillari

I pari prej tyre me një fytyrë babaxhani, babai i katër fëmijëve, është Samir Mane, një ish-emigrant i viteve ’90, por që u kthye shpejt për t’u pasuruar në vendin e tij.

Ai është President i BALFIN Group, një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Ai ka investuar në pasuritë e paluajtshme, shitjet me pakicë, menaxhimi i hapësirave tregtare apo industriale dhe shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industria minerare, turizëm dhe agrikulturë.

Mund të thuhet pa frikë se shumë nga gjërat që konsumojmë në jetën e përditshme ose pajisjet elektroshtëpiake i blejmë tek një prej dyqaneve të tij, pasi Mane ka në pronësi dy qendra të mëdha tregëtare, QTU dhe TEG. Po ashtu ai ka futur në Shqipëri një numër të konsiderueshëm markash për veshje si Mango, Goldenpoint, Calliope, Geox, Parfois, Okaidi, Prenatal, Terranova, Springfield, Carpisa dhe Etam. Ka rrjetin e dyqaneve Samsung, rrjetin e supermarketeve Carrefour dhe universitetin privat Tirana Business University, etj.

Së fundmi, Balfin-i i Samir Manes ka marrë me konçension minierën e Bulqizës dhe po ndërton edhe një resort të madh turistik në plazhin e Palasës.

Balfin Group është shtrirë dhe përtej kufijve të Shqipërisë, në Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Dubai, Kosovë, Greqi, Itali, Hong-Kong dhe Amerikë.

Në vend të dytë është Shefqet Kastrati, emri i të cilit shkruhet në qindra pika karburanti në të gjithë vendin. Por ai nuk është i vetmi biznes i tij. Së fundmi u bë ortak me Samir Manen në blerjen e shoqërisë EUROSIG. SHA, me nga 45% të aksioneve secili dhe 10 % i mbajti shteti. Vetëm para pak muajsh në një ceremoni madhështore që bëri të ndërpritej dhe seaca parlamentare (pasi ceremonia jepej live në çdo Tv) Kastrati festoi 25-vjetorin e biznesit të tij me një investim 30 milionë euro duke blerë përfaqësinë e Mercedes Benz-it për Shqipërinë.

Vasil Naçi, pronar i AGNA Group, e ka nisur biznesin që në vitin 1991, si një ndër kompanitë më të mëdha importuese në vend. Naçi, duke i ngopur nga jeta e biznesmenit pasi kohët e fundit i është përkushtuar psikologjisë, kryesisht asaj pozitiviste, nxitjes drejt suksesit, etj. Ai është aksioner dhe në investimin më të ri të madh në kryeqytet, Hotel Plaza.

I katërti në listë është Behar Çukaj, po ashtu i panjohur publikisht, por shumë i suksesshëm me kompaninë e tj BOLV-OIL sh.a. që merret me import-eksport dhe tregtimin me shumicë të karburanteve dhe lëndëve djegëse, transporti i të gjithë llojeve të hidrokarbureve, etj. Ai i ka qëndruar larg politikës, por është i afërt me PAA-në e Agron Dukës. I biri Olsi, garoi për deputet në listën e PD-së në qarkun e Fierit.

Tom Doshi është më i famshmi i kësaj liste, pasi ka vendosur të merret me politikë që prej vitit 2005. Deputet i PS-në më parë dhe tani nën siglën e PSD-së në fakt Doshi ka krijuar elektoratin e tij në qarkun e Shkodrës. Bizneset e tij janë shtrirë në fushën e farmaceutikës, ndërtimit, etj.

Pas tij në listë është Rrok Gjoka, pronar i Gjoka Konstruksion sh.a e krijuar që në vitin 1994 dhe e përfshirë në shumë projekte ndërtimi, kryesisht rrugësh, autostrada, ujësjellësa, urave, rezidenza banimi dhe hidrocentrale.

Grigor Joti njihet si pronar i kompanive “InveG” dhe “Joti-Infosoft Group Sh.p.k”, por ka zgjeruar aktivitetin e tij dhe në fushën e ndërtimit përmes blerjes të një kompanie ndërtuese, – Investndërtim Tirana Sh.p.k.

Lista vijon me Idajet Ismailaj, pronar i “Albstar”, po ashtu në fushën e ndërtimit.

Më tej vjen e vetmja grua në listë, që është Vilma Nushi, me vetëm një foto që qarkullon në media gjatë një takimi me kryeministrin Rama. Ajo është pronare e Marketing & Distribution (M&D) një kompani e specializuar në importin, shpërndarjen dhe tregtimin e një shumëllojshmëri mallrash.

Listën e 10-es e mbyll Pëllumb Salillari, pronar i “Salillari L.t.d in Albania”. Asnjë foto e tij nuk gjendet në internet, por ai është njeriu që ka marrë me koncension ndërtimin e stadiumit më të madh në vend në gërmadhat e ish-stadiumit Qemal Stafa. Gjithashtu ai është një prej ndërtuesve më të mëdhenj të rrugëve në vend.

Nga lista e 10 më të pasurve të vitit 2015 kanë rënë Vjollca Hoxha, pronare e top-channel dhe lori cafe, Edmond Leka i Union Bank, Bashkim Ulaj, biznesmen ndërtimi, i njohur dhe Artan Dulaku, po ashtu biznesmen ndërtimi dhe pronat i Tv Vizion Plus.

Instituti “Pashko” sjell dhe dy renditje të tjera në studimin e tij, renditjen e 30 biznesmenëve sipas fitimit dhe sipas kapitalit neto. Të dy listat i kryeson përsëri Samir Mane, por ka hyrje suprizë në listë të biznesmenëve të tjerë.

Renditja sipas fitimit:

  1.  Samir Mane
  2.  Shefqet Kastrati
  3.  Rrok Gjoka
  4.  Behar Çukaj
  5.  Grigor Joti
  6.  Idajet Ismailaj
  7.  Lefter Kallo
  8.  Elvis Sula
  9.  Agim Zeqo
  10.  Tom Doshi
  11.  Vasil Naci
  12.  Pellumb Salillari
  13.  Geront Cela
  14.  Vilma Nushi
  15.  Vjollca Hoxha
  16.  Agron Shapllo
  17.  Frident Kuqi
  18.  Luan Leka
  19.  Tonin Alia
  20.  Hajredin Fratar
  21.  Besnik Sulaj
  22.  Neritan Dojaka
  23.  Serafin Orgocka
  24.  Bledar Çeribashi
  25.  Ylli Braka
  26.  Esat Noka
  27.  Eduard Curraj
  28.  Luan Muça
  29.  Ilir Trebicka
  30.  Renis Tërshana

Renditja sipas Kapitalit Neto:

  1.  Samir Mane
  2.  Shefqet Kastrati
  3.  Vasil Naci
  4.  Behar Çukaj
  5.  Besnik Sulaj
  6.  Renis Tërshana
  7.  Idajet Ismailaj
  8.  Aleksandër Pilo
  9.  Tom Doshi
  10.  Vilma Nushi
  11.  Frident Kuqi
  12.  Artan Dulaku
  13.  Agron Shapllo
  14.  Isuf Ferra
  15.  Pellumb Salillari
  16.  Ram Geci
  17.  Rrok Gjoka
  18.  Irfan Hysenbelliu
  19.  Aleksander Frangaj
  20.  Luan Muça
  21.  Elvis Sula
  22.  Serafin Orgocka
  23.  Vjollca Hoxha
  24.  Lefter Kallo
  25.  Roland Hysa
  26.  Avni Ponari
  27.  Agim Zeqo
  28.  Armand Duka
  29.  Grigor Joti
  30.  Ylli Braka

burimi: infoshqip

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0