Post Startup Grind, Edi Demaj: “Kam ardhur të t’a bëj jetën më të mirë. Nëqoftëse nuk beson, provo.”

Post Startup Grind, Edi Demaj: “Kam ardhur të t’a bëj jetën më të mirë. Nëqoftëse nuk beson, provo.”


Eventi i rradhës i Startup Grind Tirana u bë më 16 Nëntor në Protik Innovation Center dhe i ftuar ishte Edi Demaj nga Rocket Fiber. Në këtë event morën pjesë mbi 30 pjesëmarrës me qëllimin për të dëgjuar të gjithë eksperiencën e tij si sipërmarrës.

Edi Demaj është një djalë 31 vjeçar nga Kosova, sipërmarrës i lindur, i cili është bashkë-zhvillues dhe partner në disa projekte online dhe bashkë-themelues i Rocket Fiber, një rrjet interneti me fibër-optike për gjeneratën e ardhshme në Detroit.

Gjatë kohës që ka qenë në Detroit, ai bashkë-themeloi disa startups, njëri prej tyre ishte iziSurvey, një startup që ofron sondazhe online dhe offline për të mbledhur të dhëna në kohë reale me kosto shumë të ulët.

Ai gjithashtu bashkë-themeloi Reozom, një platformë marketingu të pasurive të patundshme që e bën blerjen dhe shitjen e shtëpive më të lehtë, më të thjeshtë dhe më të përballueshme se kurrë më parë në Amerikë.

E fundit por jo më pak e rëndësisshme, ai është partner në motorrin e kërkimit të parë shqiptar Gjirafa.com, një platformë që po ndryshon mënyrën se si shqiptarët zbulojnë dhe përdorin informacionin dhe si të bëjnë biznes mes tyre.

Ne si staf i Business Magazine Albania ishim pjesë e këtij eventi, ashtu siç do të jemi edhe në të gjitha eventet e tjera të organizuara nga Startup Grind Tirana, jo vetëm si partner mediatik por edhe për të mësuar më shumë mbi botën e sipërmarrjes. Është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për sipërmarrësit apo startupet por për të gjithë të rinjtë të cilët aspirojnë të futen në botën e sipërmarrjes dhe inovacionit.

Tashmë nuk do të jetë më Endri Mataj ai që do të drejtojë Startup Grind Tirana. Ai do të zevendësohet nga Gerti Boshnjaku dhe Aneida Bajraktari. Gerti Boshnjaku është CEO dhe themelues i New Media Communications; një kompani marketingu e specializuar në Marketingun Dixhital, dizajnin & zhvillimin e faqeve të internetit etj. Sfida e tij e fundit është lançimi i projektit-startup në median dixhitale e quajtur Business Magazine Albania www.businessmag.al

Gjatë intervistës me Edin, ai na tregoi më shumë për jetën e tij, si kishin shkuar në SH.B.A gjatë viteve 1999, në kohën e luftës në Kosovë, ku kishin gjetur mbështetje dhe si kishte rrjedhur jeta e tij studentore në Detroit. Ai tregoi për punët e tij të para, projektet e para, përballja me një shtet të huaj apo dhe mundësitë që i ka ofruar Detroit-i.

“Duhet të bësh diçka që bën para,” – tha ai. “Paraja është motivuese por është shumë e lehtë të thuash dua të bëj para. Duhet të jesh i kujdesshëm sepse mund të të ndryshojë mënyrën se si e mendon jetën.”

Money follows but doesn’t lead është filozofia ime për jetën tha Edi.

“Duhet të bësh diçka që me të vërtetë e dashuron, që do të japë impakt në botën tonë. Paratë do të vijnë shumë shpejt. Atë gjë duhet t’a bësh mirë, më mirë se konkurrentët, më pas vijnë klientët dhe në fund vijnë paratë. ”

“Ndiq planin A në projektin tënd, mos mendo për planin B. Fokusohu 100 % aty. Kjo sepse nëse ke plan B, nuk punon për planin A, por për B.”

Ai tregoi gjithashtu për Rocket Fiber, kompaninë e internetit më të shpejtë në Detroit, si nisi ajo, nga erdhi ideja për t’a krijuar dhe të gjitha vështirësitë që kishin hasur për të gjetur investimin që i nevojitej. Edi vuri theksin në rëndësinë e proçesit të “pitch” për një kompani të re. Këtë e demonstroi me mënyrën e tij kur shkonte për të prezantuar Rocket Fiber tek klientët potenciale:

“Kam ardhur të t’a bëj jetën më të mirë. Nëqoftëse nuk beson, provo.”

“Kur e ke internetin e shpejtë, ia di vlerën më shumë sesa nuk e ke. Kur largohesh nga ajo, të pengon jashtëzakonisht shumë në punën tënde.”

“Biznesi është gjëja më e vështirë që mund të bësh në jetë për mendimin tim” shtoi ai.

“Kam dëgjuar shpesh persona që thonë se kam 1 ide por nuk kam para. Idetë nuk marrin investime. Kjo është shumë e rëndësishme. Idetë nuk marrin investime as në Shqipëri, as në Kosovë, as në SHBA, askund. Nëse e ke produktin e mirë dhe një plan konkret ateherë do të marrësh investim. “

Në fund, si çdo rradhë u bënë pyetje nga pjesëmarrësit, dukë mësuar edhe më shumë prej tij.

Nëse dëshironi mund të shikoni videon live KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0