Edi Demaj: Një mendje “me shpejtësi të lartë” në Detroit - Business Magazine Albania

Edi Demaj: Një mendje “me shpejtësi të lartë” në Detroit


I lindur në Prishtinë, Edi Demaj është një djalë 29 vjeçar, shumë punëtor i cili është bashkë-zhvillues dhe partner në disa projekte online dhe bashkë-themelues i Rocket Fiber, një rrjet interneti me fibër-optike për gjeneratën e ardhshme në Detroit.

Ashtu si pjesa tjetër e njerëzve nga Kosova, në vitin 1999, familja e tij u largua nga vendi. Duke humbur shtëpinë e tyre gjatë luftës, ata ishin me fat që shkuan në SHBA, në një qytet afër Detroit.

“Unë rash në dashuri me qytetin e Detroit para se të filloja jetën time amerikane; që nga ekipet sportive deri tek historia dhe trashëgimia e qytetit të Detroit. Shumë herët e kam pranuar Detroit si shtëpinë timë dhe fillova t’a trajtoja atë siç kam bërë me Prishtinën “, tha Edi Demaj kur u intervistua për KD.

Duke qenë emigrantë, prindërit e tij bënë gjithçka që kishin në dorë për t’u siguruar që fëmijët e tyre të merrnin arsimimin më të mirë të mundshëm. Ai mbaroi shkollën e mesme në një qytet rreth 40 km larg nga Detroit, i quajtur Rochester Hill. Një nga arritjet e tij të para është përfundimi i shkollës katër vjeçare në Shkenca Politike me një diplomë të asociuar në Menaxhim Biznesi në Universitetin e Oakland. Sot, ai është duke bërë Masterin e tij në Menaxhim Biznesi me një përqendrim në Lidershipin Strategjik nga “Walsh College”.

Edi ka punuar gjatë kohës kur ishte në shkollë të mesme, kolegj dhe master. Deri vonë, ai ishte i punësuar në “Bedrock Real Estate Services”, ku ai ishte i përfshirë në menaxhimin, leasing-un dhe zhvillimin e projekteve të ndryshme në Detroit. Gjatë kësaj kohe në Bedrock, ai bashkë-themeloi disa startups, njëri prej tyre ishte iziSurvey, një startup që ofron mjete online dhe offline për të mbledhur të dhëna në kohë reale me kosto shumë të ulët. Ai gjithashtu bashkë-themeloi Reozom, një platformë marketingu të pasurive të patundshme që e bën blerjen dhe shitjen e shtëpive më të lehtë, më të thjeshtë dhe më të përballueshme se kurrë më parë në Amerikë.

E fundit por jo më pak e rëndësisshme, ai është një partner në motorrin e kërkimit të parë shqiptar Gjirafa.com, një platformë që po ndryshon mënyrën se si shqiptarët zbulojnë dhe përdorin informacionin, si dhe të bëjnë biznes mes tyre. “Gjirafa është një “ndryshues loje” për shqiptarët në të gjithë botën, është teknologjia më inovative shqiptare deri më sot dhe diçka që ne të gjithë duhet të jemi krenar”, ka thënë Z. Demaj. Në të gjitha startups që ai është i përfshirë, është në bashkëpunim me vëllain e tij më të ri Etriti dhe mikun e tij, Mërgim Cahani i cili është edhe themelues dhe CEO i Gjirafa.com.

Këto përpjekje online janë një shembull i madh i kompanive me zyra qendrore në Amerikë, bashkë-themelues shqiptarë dhe amerikanë dhe partnerë që janë duke trajnuar dhe punësuar shqiptarë në Kosovë.

“Duke identifikuar se çfarë i mungon Kosovës dhe duke gjetur një mënyrë për t’a mbushur atë boshllëk është se si unë përpiqem për të kontribuar në Kosovë. Si dikush që ka investuar në Kosovë dhe vazhdon ta bëjë këtë, unë jam me shpresë se brezi i ri i Kosovës do të jetë udhëheqës rajonal në risi. Ne kemi pavarësinë dhe kontrollin e fatin tonë, është në dorë tonë të krijojmë një mjedis biznesi të favorshëm që nxit inovacionin dhe sipërmarrjen “, ka thënë Edi Demaj.

Qershorin e kaluar, së bashku me Marc Hudson dhe Randy Foster bashkë-themeluan Rocket Fiber, rrjetin e internetit me fibër-optike për gjeneratën e ardhshme. “Unë bashkë-themelova kompaninë me dy sipërmarrës të tjerë shumë ambicioz dhe shumë të zgjuar me qëllim të vendosjes së saj në një grup qytetesh në Amerikë dhe në botë që kanë një infrastrukturë tonën në dispozicion”, tha ai.
Rocket Fiber është duke ndërtuar një infrastrukturë dhe do të ofrojë shërbime që shumë pak qytete në botë kanë në dispozicion.

“Ngjashëm me Google Fiber, ne jemi duke ofruar internet me shpejtësi deri në 100 herë më shpejt se shpejtësia mesatare aktuale në Amerikë. Përveç vendbanimeve, ne jemi duke marrë një hap më tej se Google duke ofruar një ose më shumë gigabit për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha tregtare “, u përgjigj Edi Demaj kur u pyet për të folur për shërbimet e RF.

“Detroit ka një trashëgimi të novacionit dhe sipërmarrjes. Ne jemi duke ndërtuar një platformë që do të bëjë të mundur që sipërmarrësit dhe inovatorët të zhvillojnë produktet e brezit të ardhshëm”, shtoi ai.

Edi Demaj është aktualisht COO i Fiber Rocket dhe është përgjegjës për të ndihmuar me zbatimin e vizionit të tyre, duke tejkaluar hendekun mes teknologjisë, produktit dhe zonave të tjera në kuadër të kompanisë. Projekti ka filluar me qendër në qytetin e Detroit në vitin 2015 dhe do të zgjerohet në zona të tjera në vitet e ardhshme.

” Unë do të vazhdoj të jem i përfshirë në projekte që kanë të bëjnë me Kosovën dhe shqiptarët dhe do të përpiqem të ndihmoj në çdo mënyrë që mundem. ” tha ai.

Burimi: kosovodiaspora.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0