Shkëlzen Marku: Modeli i gabuar i financimit i mban bizneset kreative të vogla - Business Magazine Albania

Shkëlzen Marku: Modeli i gabuar i financimit i mban bizneset kreative të vogla

Në Business Magazine, prej më shumë se një dekade, jemi munduar të mos jemi vetëm ndjekësit e historive të suksesit, por t’i ndërtojmë ato bashkë me komunitetin tonë. Çdo ditë marrim mesazhe nga sipërmarrës, krijues, themelues dhe profesionistë të rinj që kërkojnë të kalojnë nga pasioni te struktura, nga projekti te platforma, nga mbijetesa te rritja e qëndrueshme.

Këtë herë pyetjeve të ardhura në inbox-in tonë u përgjigjet një prej figurave më të konsoliduara kur bëhet fjalë për strategji, strukturim dhe rritje të startup-eve: Shkëlzen Marku, konsulent për inovacion dhe drejtues i Growpreneur Accelerator.

1.Si mund të përparojë një atelie arti dhe edukimi nga një praktikë individuale në një platformë kulturore të qëndrueshme, pa humbur identitetin artistik që e bën të besueshëm?

Shumë atelie arti dhe edukimi nisin si praktikë personale. Kjo u jep autenticitet dhe besueshmëri. Por i mban edhe të brishtë, sepse rritja varet nga koha, energjia dhe prania e një njeriu. Prandaj, hapi i parë nuk është zgjerimi. Është ndërtimi i “kornizës” që mbron identitetin, ndërsa ti ndërton strukturën për rritje. Më poshtë janë 10 hapa praktikë që të çojnë nga “atelie i një personi” në “platformë kulturore”, pa humbur ADN-në artistike.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0