Post Startup Grind, Rafaela Rica: “Vlera më e rëndësishme e një kompanie janë njerëzit që punojnë në të” - Business Magazine Albania

Post Startup Grind, Rafaela Rica: “Vlera më e rëndësishme e një kompanie janë njerëzit që punojnë në të”


Startup Grind Tirana në eventin e tij të radhës u zhvillua në ambientet e Protik Innovation Center dhe kishte të ftuar Rafaela Rica. Në këtë event morën pjesë mbi 50 pjesëmarrës me qëllimin dhe dëshirën për të dëgjuar të gjithë eksperiencën e saj si sipërmarrëse e suksesshme në Shqipëri.

Ne si staf i Business Magazine Albania ishim pjesë e këtij eventi, ashtu siç do të jemi edhe në të gjitha eventet e tjera të organizuara nga Startup Grind Tirana, jo vetëm si partner mediatik por edhe për të mësuar më shumë mbi botën e sipërmarrjes. Është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për sipërmarrësit apo startupet por për të gjithë të rinjtë të cilët aspirojnë të futen në botën e sipërmarrjes dhe inovacionit.

Rafaela Rica është themeluese e Iceberg Communication, kompani lider për organizmin e evenimenteve dhe dekoreve sezonale në treg. E nisi biznesin në moshë të re, vetëm 23 vjeç, jo sepse dikush i dha një mundësi të artë, as sepse kishte ndonjë talent të veçantë, por sepse nuk ngurroi që rastësinë ta kthente në pikënisjen e një sipërmarrjeje të suksesshme.

E ftuar nga komuniteti i Startup Grind Tirana, në një intervistë me Aneida Barjaktarin, Rafaela ndau me të pranishmit momente domethënëse të karrierës së saj dhe përcolli mesazhe mjaft të rëndësishme dhe plot vlera për të gjithë ata që aspirojnë të bëhen dikush në jetë.

Çfarë ndodhi në Startup Grind me Rafaela Rica po i shtjellojmë duke prezantuar disa nga thëniet më të komentuara pas intervistës mes pjesëmarrësve.

#Thënie #Highlights #Quotes #Pyetje #Inspirim

Rafaela Rica, e lindur në Mirditë, u largua në moshën 14 vjeçare në Shkodër ku mbaroi shkollën e mesme të gjuhëve të huaja. Filloi universitetin në Tiranë ku u diplomua në gjuhën angleze. Edhe pse ajo donte të bëhej stjuardesë për të mos u kthyer në vendin e saj të vogël, fati deshi që Rafaela të “fluturonte” me sipërmarrjen e saj Iceberg.

“Kërkesat nga klientët janë të ndryshme, ndonjëherë dhe të çuditshme, por nuk ka asnjë justifikim për të mos i realizuar ato,” thotë ajo.

“Vlera më e rëndësishme e një kompanie janë njerëzit që punojnë në të,” shprehet Rafaela. “Ata janë shumë të rëndësishëm për mua, prandaj shumë prej tyre kanë qëndruar tek Iceberg për mbi 10 vite.”

E ftuar në shumë projekte të rëndësishme Iceberg është bërë kryefjala e çdo eventi të bukur. Si festat kombëtare, festat e fundvitit dhe shumë evenimente të ndryshme.

Me eksperiencë mëson që edhe pse dështon njëherë mund të ngjitesh shumë më lart me punë të tjera.

Kur u pyet për këshillat sesi të rinjtë mund të nisin një biznes ajo u përgjigj:

“Duhet patjetër të nisni diçka, sepse po nuk e provuat nuk keni sesi ta dini si do të shkojë.”

“Në momentin që keni një ide, bëni diçka për ta çuar përpara atë. Stop thinking about it, start doing it.”

“Humbja dhe suksesi shkojnë gjithmonë bashkë, por mos harroni që ngushëllimi më i mirë pas çdo dështimi është familja.” thotë Rafaela.

“Kur fillon të nisësh një biznes, me atë që ke mësuar në shkollë është njësoj sikur të fillosh të luash LEGO me kompjuter.”

Sipas Rafaelës të qenit femër në biznes është një avantazh dhe ndoshta ky parim e ka bërë të jetë një nga femrat më të suksesshme në fushën e sipërmarrjes.

“Të qenit kokëfortë nuk ka qenë një pengesë, përkundrazi më ka ndihmuar që të arrij të eci përpara dhe t’ja dal mbanë,” e mbylli Rafaela intervistën e saj për Startup Grind.

Startup Grind është një komunitet global i startup-eve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe ndërlidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 200 qytete dhe 98 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshëm.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Startup Grind është vendi i duhur për ju.

BusinessMag iu fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Videot e Startup Grind Tirana mund të gjenden online dhe t’i ndiqni KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0