Meta lanson aplikacionin Threads

Meta lançon aplikacionin Threads, mbi 10 milionë regjistrime që në orët e para

Meta ka lançuar aplikacionin e saj Threads, dhe shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ka thënë se ky aplikacion i sapo lëshuar synon të tejkalojë Twitter-in.

Ekspertët thonë se Threads mund të tërheqë përdoruesit e Twitter-it të cilët mund të jenë të pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë.

Threads – që për momentin nuk po lansohet tani në Bashkimin Evropian – i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere dhe ka shumë veçori të ngjashme me Twitter.

Në aplikacion u regjistruan mbi 10 milionë njerëz në shtatë orët e para, tha Zuckerberg.

Lexo edhe:Instagram dhe Messenger pritet t’u japin prindërve më shumë kontroll

Më herët, ai tha se mbajtja e platformës “miqësore… do të jetë përfundimisht çelësi i suksesit të saj”.

Por shefi i Twitter-it, Elon Musk u përgjigj: “Është pafundësisht e preferueshme të sulmohesh nga të huajt në Twitter, se sa të kënaqesh me lumturinë e rreme të Instagramit të fshehtë”.

Kur u pyet në nëse aplikacioni Threads do të jetë “më i madh se Twitter”, Zuckerberg tha: “Do të duhet pak kohë, por mendoj se duhet të ketë një aplikacion për biseda publike me mbi 1 miliard njerëz në të.

“Twitter ka pasur mundësinë për ta bërë këtë, por nuk e ka arritur. Shpresojmë se do ta bëjmë”.

Konkurrentët kanë kritikuar sasinë e të dhënave që aplikacioni mund të përdorë. Kjo mund të përfshijë të dhëna shëndetësore, financiare dhe të shfletimit të lidhura me identitetin e përdoruesve, sipas Apple App Store.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0