Kryevepra e Verdit “Aida” do të vijë në Tiranë nga nesër. 23-27 qershor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
200 artistë shqiptarë dhe të huaj do të ngjiten në skenë nën skeongrafinë e kostumografinë e Franco Zeffirelli. Ai nuk jeton më dhe pikërisht në 100-vjetorin e lindjes së tij vihet në skenë “Aida”.
Dy fjalë për historinë
Egjipi i lashtë, besnikëria ndaj atdheut apo dashuria? Kush do të triumfojë?
Egjipti është në luftë me Etiopinë.
Aida është skllave e Amneris, vajzës së Faraonit.
Amneris dashurohet me Radomes, një nga gjeneralët kryesorë të luftës.
Aida dashurohet me të gjithashtu. Edhe Radomes me të.
Pas një beteje të fituar, Radomes zë rob mbretin e Etiopisë, pa e ditur që është babai i Aidës. Këtu fillon historia!
Vetë Aida ka dalë për ta pritur publikun në hyrjen e TKOB. Keni parë më parë një reklamë të tillë?
Një miks programesh kanë krijuar këtë art 3D dhe merita i takon Arnoholic.
E kur realizimi i reklamës është në këto nivele, imagjinoni veprën për të cilën po punohet prej një viti.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.