“Gen-E Albania 2025”: Të rinjtë shqiptarë prezantojnë ide inovato… - Business Magazine Albania

“Gen-E Albania 2025”: Të rinjtë shqiptarë prezantojnë ide inovatore për të ardhmen e komunitetit

Çfarë ndodh kur të rinjve u jepet hapësira për të krijuar, menduar ndryshe dhe ndërmarrë veprime konkrete për të ardhmen? Përgjigjja erdhi nga Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes Gen-E Albania 2025, i cili mblodhi në Tiranë rreth 150 pjesëmarrës dhe 26 kompani nxënësish nga shkollat e mesme të gjithë vendit.

Organizuar nga Junior Achievement of Albania (JAA), ky festival shërben si kulmim i programit “Shoqëritë e nxënësve”, një nismë e mbështetur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), e cila nxit dhe formon mendimin sipërmarrës që nga klasat e para deri në universitet. Nxënësit pjesëmarrës prezantuan ide dhe prototipe që synojnë zgjidhjen e problemeve konkrete në komunitet, në fusha të ndryshme si teknologjia dhe zhvillimi i softuerëve, artizanati, mjedisi, bujqësia, mirëqenia dhe shëndeti mendor.

Në këtë edicion ishin të pranishëm edhe figura të rëndësishme si bashkëdrejtorët ekzekutivë të AADF, z. Martin Mata dhe z. Aleksandër Sarapuli, si dhe CEO i JA Europe, z. Salvatore Nigro, të cilët përshëndetën pjesëmarrësit dhe përgëzuan të rinjtë për kreativitetin dhe shpirtin e tyre ndërmarrës.

Kompania fituese e këtij viti u shpall “Silver Spring” nga shkolla e mesme “Arben Broci” në Tiranë, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin evropian Gen-E Europe, që do të zhvillohet në Athinë gjatë muajit korrik.

Gen-E Albania vazhdon të dëshmojë se investimi në arsimin ndërmarrës është çelësi për të ndërtuar një brez të aftë për të sjellë ndryshim dhe zhvillim të qëndrueshëm në vend.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0