Pranvera 2025 vjen me ngjyra, ndriçim dhe energji të re në zemër të kryeqytetit, ku më 23, 24 dhe 25 maj, Pallati i Kongreseve do të mikpresë edicionin e 7-të të Beauty Fair Albania, panairin më të madh të bukurisë në Shqipëri.
Pas gjashtë edicionesh të suksesshme, ky event tashmë i kthyer në një traditë të padiskutueshme, këtë vit vjen më madhështor se kurrë, duke shtrirë aktivitetin në dy kate ekspozimi, për të përçuar një përvojë të plotë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë pjesëmarrësit.
Ju e dini tanimë që Beauty Fair Albania është destinacioni strategjik për çdo biznes, që kërkon të rrisë ndikimin e vet, të promovojë produktet, risitë apo shërbimet në fushat e bukurisë, kozmetikës, aparaturat më të fundit estetike, sh ërbime dentare e farmaceutike ku gjithçka ka p ër q ëllim sh ëndetin dhe t ë bukur ën.
Këto tre ditë, Pallati i Kongreseve do të shndërrohet në një hapësirë ku ide novatore, trende të fundit dhe teknologji moderne do të takohen me profesionistë, konsumatorë dhe partnerë potencialë, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe mundësi të reja zhvillimi.
Sigurisht q ë do t ë ket ë shum ë produkte n ë ofert ë dhe dhurata, k ështu q ë mos mungoni t ë merrni pjesë.
Të gjitha rrugët të çojnë te Beauty Fair Albania! Tre ditë plot supriza në Pallatin e Kongreseve
Një nga eventet më të mëdha dhe më prestigjioze në fushën e bukurisë në Shqipëri, Beauty Fair Albania, rikthehet këtë maj në një edicion të jashtëzakonshëm që premton të jetë më i veçanti deri më tani!
Për tre ditë me radhë, nga data 23 deri më 25 maj, Pallati i Kongreseve do të shndërrohet në epiqendrën e bukurisë, ku profesionistët dhe adhuruesit e estetikës do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër më të mirën që ofron kjo.
Ky Panair është i vetmi në Shqipëri që bashkon mjeshtrat e mjekësisë estetike, ata farmaceutikë dhe dentalë për të përmbushur çdo kërkesë të gjithë atyre që e duan të bukurën e mbi të gjitha shëndetin.
Por, ajo që e bën këtë event më të veçantë dhe që është qershia mbi tortë, është fakti se ndryshe nga vitet e kaluara, në këtë edicion do të jetë jo një kat, po dy të tilla, ku me qindra stenda janë ngritur për të promovuar dhe për t’iu servirur shumëllojshmëri produktesh.
Po dhurata? Sigurisht që nuk do të mungojnë as suprizat. E për t’i zbuluar të gjitha këto ju tanimë e dini, vendin, datat dhe orët. Të gjithë me vrap më 23-24-25 në Pallatin e Kongreseve, ku përveçse të njiheni me markat e fundit t ë kozmetik ës dhe farmaceutikës, është e sigurt që do të dilni me çantat e mbushura plot me produkte, të gjitha në ofertë!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.