“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin... - Business Magazine Albania

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

Vodafone Albania përmbylli me sukses edicionin e dytë të “Fit for the Future with AI”, forumin kombëtar më strategjik në vend, dedikuar rolit të Inteligjencës Artificiale (AI) në qeverisjen dixhitale, produktivitetin ekonomik dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Shqipërisë.

Pas suksesit në vitin 2025, edhe këtë vit “Fit for the Future” u bë gurëthemeli i një ndryshimi konkret që po ndodh në vendin tonë. Tashmë AI është prioritet kombëtar dhe të gjithë politikbërësit, partnerët globalë janë në të njëjtën qasje, për nevojën e përshtatshmërisë së këtij mjeti me përgjegjësi dhe strategji.

Infrastruktura Dixhitale shihet si një kapital strategjik. Vodafone Albania, me 5G, zgjerimin e fibrave, partneriteteve dhe vëmëndjen e shtuar në siguri, Rrjeti Nr 1 në Shqipëri dëshmoi edhe këtë herë përkushtimin e saj në rritjen e zhvillimit së Shqipërisë dhe AI.

Forumi bëri bashkë përfaqësues të qeverisë, liderë kombëtarë dhe globalë të teknologjisë, drejtues biznesi, ekspertë të industrisë dhe medias, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për një dialog të nivelit të lartë mbi gatishmërinë e Shqipërisë për një të ardhme të udhëhequr nga AI.

Në fjalët hapëse, drejtuesit e Vodafone Albania theksuan se Inteligjenca Artificiale nuk është më një temë e së ardhmes, por një realitet që po riformëson fuqinë ekonomike, sigurinë, produktivitetin dhe edhe diplomacinë globale.

Duke nënvizuar dedikim e Vodafone, CEO i Vodafone Albania, Balázs Révész, nënvizoi rolin esencial të infrastrukturës në zhvillimin e AI.“AI nuk qëndron në re. Ai funksionon përmes rrjeteve, bëhet i mundur nga rrjetëzimi dhe energjia, dhe përfundimisht mbështetet tek besimi.”- tha CEO i Vodafone Albania.

Më tej ai theksoi se tashmë telekomunikacioni është infrastrukturë e rëndësishme kombëtare, po aq thelbësore sa energjia dhe transporti dhe rikonfirmoi misionin e Vodafone për të vepruar si timonieri i besuar, i transformimit dixhital të Shqipërisë.

Një nga të ftuarit special në këtë forum ishte dhe roboti, Tobi, si demostrim konkret i mënyrës se si AI mund të integrohet në përvojat tona të përditshme.

Në panelin e parë “Qeverisja e së ardhmes, besimi, politikat & gatishmëria për AI”, i moderuar nga Drejtoresha Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme në Vodafone Albania, Jonida Lakuriqi, u fokusua në ndërtimin e kuadrit institucional, rregullator dhe të besimit për përdorimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale.

Në fjalën hyrëse, ajo theksoi se sistemet e forta garantojnë një të ardhme të sigurt.“Përgatitja për të ardhmen nuk ka të bëjë me parashikimin e saj, por me ndërtimin e sistemeve që i mbijetojnë asaj.”- theksoi Lakuriqi.

Në diskutim u artikulua qartë rëndësia e harmonizimit me politikat e Bashkimit Europian, koordinimit ndërinstitucional dhe trajtimit të infrastrukturës dixhitale si kapital strategjik kombëtar. Paneli përfshiu përfaqësues nga qeveria si Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, Zëvendësministren e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, Zëvendësministren e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama; partnerë ndërkombëtarë si GIZ me përfaqësues Sebastian Berwanger Team Leader në EU4Innovation, si dhe analistin dhe Kryetarin e Bordit të Qendrës për Gazetari Cilësore në Shqipëri, Lutfi Dervishi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0